Thursday, October 22, 2009
Wednesday, October 21, 2009
Drilon Shala - GOL - ( FIN-1 04.10.2009: Tampere United 0 - 2 FC Lahti )
Shala kreatorë i fitores së Lahtit
Drilon Shala edhe kësaj radhe nuk fali skuadrën rivale, Tamperen Utd. Lahti si mysafirë e fitoi përballjen me rezultat 2:0, ndërsa Shala shënoi golin në minutën e 64-të. Shala luajti 90 minuta, ndërsa Lahti radhitet i 11-ti më 31 pikë pas javës së 25-të Superligës së Finlandës.

Shkelzen Gashi - GOL - ( SUI-1 04.10.2009: AC Bellinzona 3 - 2 FC Zürich )
Gashi shënoi kundër kampionit zviceran
Bellinzona shënoi një fitore të rëndësishme në përballje me kampionin e Zvicrës, Zurich, me rezultat 3:2, në javën e 12-të të Superligës së Zvicrës në futboll. Shkëlzen Gashi ka qenë ndër më luftarakët në fushë mbase ka shënuar edhe gol kundër kampionit të Zvicrës. Goli i Gashi ishte edhe përcaktues për fitoren e Bellinzonës me rezultat 3:2, kur më së shumti iu desh kësaj skuadre. Gashi luajti me sukses të madh për gjatë 86 minuta, kur është zëvendësuar nga futbollisti Conti. Nga ana tjetër përkatësisht te Zurichu luajti edhe futbollisti Adrian Nikçi nga minuta e 75-të e ndeshjes. Në minutën e 38-të Vonlanthen e kaloi në epërsi kampionin zviceran, por gëzimi nuk zgjati më shumë se katër minuta. Sermeter barazoi 1:1 pikërisht në minutën e 42-të të ndeshjes. Në pjesën e dytë, këndellet Bellinzona, më një lojë më të mirë si dhe kalojnë në epërsi. Futbollisti Shkëlzen Gashi në minutën e 59-të shënoi për epërsinë 2:1, dhe Lustrinelli vulosi gjasat e kampionit në minutën e 89-të. Nga penalltia Lustrinelli ishte i pagabueshëm dhe 3:1. Në minutat shtesë të lojës përkatësisht në minutën e 94-të zvogëlojnë humbjen në 3:2. Bellinzona arriti një fitore të vlefshme që e rendit në vendin e nëntë 9 pikë, ndërsa Zurich mbetet i pesti me vetëm 15 pikë.
Bellinzona-Zürich 3:2 (1:1)
Shikues: 4200.
Gjyqtarë: Zimmermann.
Shënues: Sermeter (42'), Gashi (59'), Lustrinelli (89' nga penalltia) për Bellinzonën dhe Vonlanthen (38'), Schönbächler (94') për Zurichun.
Bellinzona: Zotti; Raso, Lima, Mangiarratti, Thiesson; Sermeter (Frank Feltscher 70'), Hima, Rivera (Wahab 75'), Gashi (Conti 86'); Lustrinelli, Ciarrocchi.
Zürich: Leoni; Koch (Schönbächler 86'), Barmettler, Tihinen, Rochat; Gajic (Alphonse 57'), Aegerter, Tico; Margairaz; Vonlanthen, Djuric (Nikçi 75').

Atdhe Nuhiu - GOL - ( AUT-1 27.09.2009: SV Ried 5 - 2 LASK Linz )
Atdhe Nuhit sërish shënoi për Riedin
Futbollisti Atdhe Nuhiu po kalon formën më të mirë dhe po bëhet shënuesi ndër më të mirët në radhët e Riedit. Ai inkuadrohet në lojë në minutën e 73-të dhe pas shtatë minutave lojë shënon për Riedin, që ka shënuar fitore me rezultat 5:2 në ballafaqim me LASKU-n, në javën e nëntë të Superligës së Austrisë në futboll. Riedi kalon në vendin e gjashtë më 12 pikë, kurse LASK-u zbret në vendin e pestë më 13 pikë. Nuhiu gjithnjë po dëshmohet më efikasitet dhe po bëhet njëri nga futbollistët më të dashur. Duhet shtuar se pas largimit të Hamdi Salihit në drejtim të Rapidit të Vjenës, Nuhiu me sukses të madh e zëvendëson. Nuhiu është vlerësuar më notë të lartë për 17 minuta sa ishte paraqitur në këtë sfidë mjaftë të vështirë.

Drilon Shala - GOL - ( FIN-1 27.09.2009: FC Lahti 2 - 4 FC Haka )
Shala shënoi, por humbën
Futbollisti Drilon Shala edhe pse shënoi gol për Lahtin, kjo ishte e pamjaftueshme për ta mundur rivalin e papërshtatshëm, Hakën, në javën e 24-të të Kampionatit të Finlandës në futboll. Lahti pësoi humbje 2:4 nga skuadra rivale. Shala ka shënuar gol në minutën e 70-të. Kjo humbje Lahtin e ka zbritur në vendin e 11-të më 28 pikë, ndërsa Haka zë vendin e shtatë më 34 pikë. Mariehamni shënoi fitore të mundimshme 2:1 kundër Jaros.

Xherdan Shaqiri & Admir Mehmedi - 2 GOLA - ( UEFA-U19 25.09.2008: Zvicer U19 5 - 0 Estonia U19 )
Shaqiri e Mehmedi sërish shënuan për Zvicrën U-19
Kombëtarja e Zvicrës U-19 në futboll sot shkëlqeu sërish me fitoren 5:0 ndaj kombëtares së Estonisë, në ndeshjen e vlefshme të grupit 4 për kualifikimet për Kampionatin Evropian U-19. Futbollistët shqiptar, Admir Mehmedi dhe Xherdan Shaqiri shënuan sërish për Zvicrën U-19. Dy futbollistët shqiptar po dëshmojnë talentin dhe lojën e tyre cilësore në çdo ndeshje për kombëtaren e tyre. Mehmedi shënoi nga penalltia në minutën e 25-të, ndërsa Shaqiri tre minutat e fundit të ndeshjes përkatësisht 87-tën ka shënuar për Zvicrën. Tri golat të tjerë për zviceranët i shënuan edhe Pasche në minutën e 3-të dhe Zuber me dy gola (69’ e 75’). Kjo është fitorja e dytë më radhë e zviceranëve brenda një jave, pasi që më parë mundën 5:0 edhe Lituaninë.

Xherdan Shaqiri & Admir Mehmedi - 3 GOLA - ( UEFA-U19 23.09.2008: Zvicer U19 5 - 0 Lituania U19 )
Shaqiri dy, Mehmedi një gol për Zvicrën U-19
S'domend futbollistët shqiptarë janë faktorë i rëndësishëm i futbollit zviceran. Dëshmia më e mirë është fitorja e Zvicrës U-19 me rezultat 5:0 ndaj Lituanisë U-19, ku nga pesë golat e shënuar tri i kanë konkretizuar shqiptarë. I palodhuri Xherdan Shaqiri shënoi dy herë dhe Admir Mehmedi një futbollistë i shkathët shënoi një gol. Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian U-19. Aratore në minutën e 45-të kaloi në epërsi të rinjtë zviceranë. Në pjesën e dytë të ndeshjes, i pandalshmi Xherdan Shaqiri mrekulloi me dy golat e shënuar. Golin e parë e shënoi në minutën e 71-të për epërsinë 2:0. Pas tetë minutave (79'), Shaqiri sërish në emëroren e shënuesve dhe ngriti shifrat në 3:0. Kur Shaqiri shënoi dy gola, këtë nuk e ka lënë pa e bërë edhe Mehmedi, i cili një minutë para se të përfundoi ndeshja shtoi shifrat në 4:0. Në minutën e fundit Mihajlovic shënoi për 5:0. Figura më e mirë e ndeshjes padyshim ka qenë Shaqiri, që më të vërtetë shkëlqeu me lojë së bashku me Mehmedin dhe të gjithë futbollistët të tjerë të kombëtares U-19 të Zvicrës.

Atdhe Nuhiu - GOL - ( AUT-1 23.09.2009: FK Austria Wien - SV Ried )
Nuhiu shënoi gol
Atdhe Nuhiu bënë historinë në futbollin austriak. Ai është futbollisti më meritori për pikën e fituar të Riedit si mysafirë që luajti 1:1 përballë skuadrës së njohur austriake, Austrisë së Vjenës, në javën e tetë të Superligës së Austrisë. Nuhiu në minutën e 71-të e barazoi rezultatin që ishte edhe hero i kësaj ndeshje. Nuhiu papritur ka shpërthyer këtë minutë, duke lënë fjetur komplet skuadrën e Austrisë.

Mensur Kurtishi - 2 GOLA - ( AUT-1 22.09.2009: SC Magna Wiener Neustadt 3 - 0 SV Mattersburg )
Mensur Kurtishi çmendi 'austriakët'
Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, me pasaportë austriake, Mensur Kurtishi, 25 vjeçar, ishte i pandalshëm në ndeshjen e javës së tetë të Kampionatit të Austrisë në futboll. Ai shënoi dy gola për fitoren e skuadërs së tij, W. Neustadtit që arriti me shifra 2:0 ndaj skuadrës së Mattersburgut. Kurtishi në minutën e 49-të arriti të kaloi në epërsi W. Neustadt dhe ky gol i tij ishte edhe frymëzues për lojë më të mirë në vazhdim të ndeshjes. Në minutën e 71-të, Kurtishi arsyetoi epitetin e titullarit në fushë, duke e ngritur epërsinë në 2:0 dhe këtë minutë është ndëshkuar edhe me karton të verdhë. Kurtishi në këto tetë javët e kampionatit austriak dëshmoi lojën më të mirë dhe u tregua se është një shënues i spikatur. Epërsinë në 3:0 e ngriti Kostal në minutën e 84-të. Kjo fitore me shifra të larta e dërgon në pozitën e gjashtë W. Neustadtin më 10 pikë të tubuara, duke lënë pas vetes më një pikë më pak në vendin e shtatë Rapidin e Vjenës. Meritë e këtij trepikëshit ishte shqiptari Kurtishi, që sot ishte tejet i disponuar jo vetëm por lojë, por edhe për shënimin e golave.

Drilon Shala - GOL - ( FIN-1 13.09.2009: FC TPS Turku 5 - 2 FC Lahti )
Shala gol në humbjen 2:5
Klubi i futbollit Lahtit ka pësuar humbje të rëndë 5:2 nga Turku PS, në javën e 21 të Superligës së Finlandës në futboll. Drilon Shala, anëtarë i Lahtit i pari shënoi në minutën e 6-të dhe udhëhoqi skuadrën e tij (0:1), por ky ishte vetëm një gëzim jetëshkurtër. Turku PS shënoi fitore të thellë dhe e mban vendin e dytë më 41 pikë aq sa ka edhe i pari. Në skuadrën e Turku PS luan edhe Ylli Hoxha, por nuk ishte aktivizuar fare në ndeshje. Shala me skuadrën e Lahtit u kthyen në shtëpi më humbje të rëndë dhe aktualisht renditet në vendin e 11-të më 25 pikë të grumbulluara.

Emin Bajrami & Agon Mehmeti - GOL - ( UEFA-U21 09.09.2009: Schweden U21 2 - 1 Bulgarien U21 )
Bajrami ia siguroi fitoren Suedisë U-21
Mehmeti në minutën e 87-të ndëshkohet më karton të verdhë.
Trimi është trim. Emir Bajrami është kreator i fitores së madhe me golin e tij të shënuar për kombëtaren e Suedisë U-21 në përballje me Bullgarinë U-21, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2011 në futboll. Në minutën e 24-të, Bajrami këmbëshpejt rrezikon portën rivale. Suedezi Ollson shënoi për epërsinë 1:0 në minutën e 31-të. Pas tre minutave bullgarët barazojnë (1:1), shënues Genev. Erton Fejzullahu, një futbollist i lëvizshëm në fushë, u përpoq që të shënojë, por nuk ia doli në minutën e 37-të. Më pas edhe Bajrami pati rast, por pa finalizim. Në pjesën e dytë të lojës, pikërisht në minutën e 52-të, Fejzullahu nga gjuajtja e lirë vuri në sprovë mysafirët. Në minutën e 54-të, Bajrami kalojë në epërsi Suedinë në 2:1. Një gol vendimtar që ia siguroi Suedisë U-21 tri pikë të rëndësishme. Bajrami nga gjuajtja e lirë gjuajti bukur, por portieri bullgar mbrojti pikërisht në minutën e 57-të. Në minutën e 63-të nga loja largohet Fejzullahu dhe zëvendësohet me Landgrenin. Agon Mehmeti një talent i rrallë hyri në lojë në minutën e 76-të në vend të Avdicit. Mehmeti në minutën e 87-të ndëshkohet më karton të verdhë. Bajrami në minutat e fundit të ndeshjes pati disa veprime të mira dhe përpjekje që ta shtoi epërsinë, por pa sukses.

Shpresa U21 & Atdhe Nuhiu & Odise Roshi - 3 GOLA - ( UEFA-U21 09.09.2009: Austria U21 3 - 1 Albania U21 )
Atdhe Nuhiu dy gola kundër Shqipërisë U-21
Futbollisti i Riedit, Atdhe Nuhiu, me prejardhje nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, luan edhe në kombëtaren e Austrisë U-21 dhe ishte shkaktarë i humbjes 3:1 të Shqipërisë U-21, në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2011. Nuhiu shënoi dy gola, duke qenë edhe protagonisti kryesor i fitores austriake. Në minutën e 3-të, Nuhiu kalojë në epërsi austraikët e rinj, pas dy minutave shtohet epërsia në 2:0 me golin e ëeimann. Nuhiu ngriti epërsinë në 3:0 në minutën e 13-të të ndeshjes. Shqipëria U-21 shënoi golin e nderit pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 40-të me golin e Odise Roshit. Nuhiu ishte fatal për kombëtaren tonë dhe kreator i kësaj fitoreje. Futbollisti Nuhiu do të jetë një ndër emrat që do të dëgjohet shumë në të ardhmen dhe madje llogaritet si ndër përforcimet më të qëlluara të skuadrës elite austriake, Riedi. Duhet shtuar se në minutën e 87-të, më karton të kuq ndëshkohet futbollisti shqiptar, Renato Malota. Shqipëria nga katër përballje që ka zhvilluar në evropian ka pësuar tri humbje dhe shënuar vetëm një fitore.

Agon Mehmeti & Emir Bajrami & Erton Fejzullahu - GOL - ( UEFA-U21 04.09.2008: Montenegro U21 0 - 2 Schweden U21 )
Mrekullia e Mehmetit - Suedia U-21 shkeli Malin e Zi
Në përbërjen e parë të kombëtares së Suedisë U-21 luajti Emir Bajrami, që u zëvendësua në minutën e 90-të dhe Erton Fejzullahu që luajti vetëm 72 minuta duke u ndërruar nga Agon Mehmeti. Në anën e Malit të Zi, ka luajtur futbollisti pejan, Fatos Beqiraj plotë 90 minuta.
Futbollisti Agon Mehmeti për 18 minuta sa ka luajtur më të vërtetë bëri mrekullinë në fushë për kombëtaren e Suedisë U-21. Kombëtarja suedeze shënoi fitore me rezultat 2:0 në Podgoricë ndaj Malit të Zi, në ndeshjen e velefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian U-21. Kjo është ndeshja e parë e suedezëve të rinj që zhvilluan në grupin e 6-të, dhe kjo fitore e dërgon në vendin e tretë më tri pikë ose një më pak se Kazakistani. Në përbërjen e parë të kombëtares së Suedisë U-21 luajti Emir Bajrami, që u zëvendësua në minutën e 90-të dhe Erton Fejzullahu që luajti vetëm 72 minuta. Në anën e Malit të Zi, ka luajtur futbollisti pejan, Fatos Beqiraj plotë 90 minuta, që ishte prore i rrrezikshëm për suedezët. Futbollisti Emir Bajrami disa herë është treguar i rrezikshëm për malazezët, sidomos në minutën e 3-të, 4-të dhe të 11-të të ndeshjes. Në minutën e 12-të Fejzullahu ishte në situatë të mirë shënimi, por dështoi. Bajrami sërish tentoi të befasoi malazezët, por pa sukses në minutën e 25-të. Bajrami ndër më aktivët në fushë ka rrezikuar përsëri në minutën e 28-të dhe në atë të 29-të, por përpjekjet e tija nuk përfunduan më shënime. Edhe në minutën e 31-të e 34-të Bajrami u orvat të sfidoi malazezët, por sërish më fat vendasit. Në minutën e 37-të, futbollisti pejan, pati një rast për të kaluar në epërsi kombëtaren e tij, por nuk ia arriti ta konkretizoi. Pas dy minutave, Bajrami gjuajti furishëm nga gjuatja e lirë në drejtim të portës së Malit të Zi. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola (0:0. Më të filluar pjesa e dytë, pa kaluar dy minuta lojë, Bajrami kërkon golin, por sërish përpjekja e tij ishte e kot. Pas katër minutave, Beqiraj një futbollistë dinak gjendet në pozitë jashtë loje sikurse edhe Fejzullahu (Suedia) në minutën e 55-të. Trajneri suedez, Tommy Söderberg, ndër aktivizimet më të qëlluara dhe që kthyen Suedinë në vijën e fitores bëri kur aktivizojë në lojë Agon Mehmetin në minutën e 72-të në vend të Erton Fejzullahut. Loja mori dinamikë në radhët e suedezeve dhe në finish konkretizohet i tërë mundi. Mehmeti në minutën e 81-të dhe në atë të 83-të bëri veprime të mira dhe përpjekje që ta ndëshkoi rivalin. Në minutën e 84-të shënohet goli i epërsisë (0:1) nga futbollsiti Albin Ekdal. Agon Mehmeti, një hero i vërtëtë me golin e tij në minutën e 89-të siguroi fitoren e Suedisë U-21, 0:2. Gëzim të të gjithë futbollistët, duke arritur një fitore mbase të merituar dhe të mundimshme në stadiumin e qytetit në Podgoricë të Malit të Zi. Një fitore e rëndësishme dhe aq më tepër e arritur nga protagonisti Mehmeti që për 18 minuta i dha gjallëri lojës suedeze. Edhe Beqiraj për Malin e Zi dëshmoi formë të lartë, por si thonë në popull më një lule nuk çelë pranvera.
Mali i Zi U-21-Suedia U-21 0:2 (0:0)
Gjyqtarët: Alan Zi, Gareth Eakin, Andreë Neeson.
Shënues: Ekdal (84'), Mehmeti (89').
K.V: Bulajic, Bozovic (MZ), Landgren (Suedia).
Mali i Zi: Giljen , Bozovic, Lakicevic, Novakoviç, Kecojevic, N. Nikoliç (, Bulajic (Martinovic 41'), Adrović, Kasalica (Stevovic 21' - M. Nikolic 76'), Beqiraj dhe Bojoviç.
Suedia: Nordfeldt, Lund, Nilsson, Ekstrand, Olsson, Molins (Landgren 85'), Ekdal, Eriksson, Bajrami (Bengtsson 90'), Fejzullahu (Mehmeti 72') dhe Avdic.

Labels:
BAJRAMI Emir,
FEJZULLAHU Erton,
MEHMETI Agon
Burim Kukeli - GOL - ( SUI-1 29.08.2009: FC Luzern 3 - 1 FC St. Gallen )
Kukeli shënoi gol ndaj skuadrës së Nushit
Në minutën e 64-të të ndeshjes është zëvendësuar Kristian Nushi, në vend të të cilit është inkuadruar Pa Moduu.
Më mirë të themi ballafaqimi Luzern-St. Gallen ishte edhe "derbi shqiptarë" në kampionatin zviceran, për faktin se Burim Kukeli (Luzern) luajti përballë Kristian Nushit (St. Gallen). Një ndeshje e pëlqyeshme e fituar nga Luzerni me rezultat 3:1 dhe madje gol ka shënuar edhe futbollisti shqiptar Burim Kukeli, ky është goli i parë i tij në këtë kampionat.
Skuadra e St. Gallenit udhëhoqën 0:1 në minutën e 28-të me golin e shënuar nga futbollisti Mario Frick. Ky gol nuk ishte aspak premtues për St. Gallenin, për faktin se skuadra e Luzernin kthehet në lojë dhe me veprime të shpejta arritën edhe deri të goli i barazimit.
Në minutën e 43-të, Hakan Yakın nga një harkim i mrekullueshëm arriti më kokë të barazoi rezultatin (1:1). Veskovac bashkëveproi mirë me Kriastian Ianu, ky i fundit me mençuri mposhti portierin e St. Gallenit dhe 2:1 pikërisht në minutën e 63-të.
Në minutën e 81-të, epërsinë në 3:1 e ngriti Burim Kukeli, pas një veprimit individual dhe njëherësh shënoi golin e parë të tij në kampionat. Në minutën e 64-të të ndeshjes është zëvendësuar Kristian Nushi, në vend të të cilit është inkuadruar Pa Moduu. Kukeli pati një ndër paraqitjet më të mira, duke luajtur 90 minuta. Skuadra e Luzernit më fitoren e sotme ngjitet në vendin e dytë më 13 pikë të tubuara, ndërsa St. Galleni mbetet i katërti më 12 pikë. Në përgjithësi ishte një ndeshje që kënaqi adhuruesit dhe një Luzern që shpërtheu sidomos në pjesën e dytë të lojës. St. Galleni gjatë periudhës së dytë nuk ishte ashtu si ishte pritur sfidues për Luzernin e disponuar në kryen me Kukelin.
Luzern - St. Gallen 3:1 (1:1)
Shikues: 7813.
Shwnues: Yakin (43'), Ianu (63'), Kukeli (81') pwr Luzern dhe Frick (28') pwr St. Gallen.
Luzern: Zibung; Zverotic, Seoane (Wiss 36), Veskovac, Lustenberger; Renggli (Etter 86'), Kukeli, Ferreira, Yakin; Frimpong (Paiva 64') dhe Ianu.
St. Gallen: Lopar; Zellweger (Hämmerli 82), Koubsky, Schenkel, Fernando; Zé Vitor, Ciccone, Costanzo, Nushi (Pa Modou 64'); Frick dhe Merenda (Caceres 58').

Besart Abdurrahimi - 2 GOLA - ( CRO-1 14.08.2009: NK Zagreb 2 - 4 NK Lokomotiva Zagreb )
As dy golat e Besart Abdurrahimit nuk kryen punë
Futbollisti Besart Abdurrahimi, i lindur në vitin 1990 në Zagreb të Kroacisë, që luan në pozitën e mesfushorit, ishte autor i dy golave për skuadrën e Zagrebit, por ishin të pamjaftueshme që të nxjerrin të paktën një pikë ndaj rivalit vendorë, Lokomotivës. Besart Abdurrahimi golat i shënoi në minutën e 17- të e 32-të, por ishte e pashmangshme humbja e skuadrës së tij me rezultat 2:4 nga Lokomotiva. Zagrebi pësoi humbjen e katërt radhazi në kampionatin kroat dhe e mban vendin e fundit në tabelë me zero pikë. Abdurrahimi ishtë ndër më të mirët në këtë ndeshje, por nuk ishin në gjendje në ballafaqim me rivalin vendas të nxjerrin rezultat pozitiv.

Xherdan Shaqiri & Beg Ferati - GOL - ( EUL 06.08.2009: FC Basel 1893 3 - 1 KR Reykjavik )
Xherdan Shaqiri, hero i Baselit
Baseli dëshmoi fuqinë e vet dhe kthehet në lojë falë protagonistit shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili ktheu moralin e lojës te zviceranët. Shaqiri u zëvendësua në minutën e 84-të nga futbollisti Ritter, ndërsa Beg Ferati luajti plotë 90 minuta.
Baseli me fitoren e arritur sonte me rezultat 3:1 ndaj KR Reykjavikut nga Islanda, shkoi në rrethin e katërt të Europa Leagua në futboll. Ndeshjen e parë Baseli në Islandë luajti baras 2:2, ndërsa fitorja e sotme me 3:1 e çoi më tutje. Padyshim që duhet veçuar Xherdan Shaqirin, një futbollist shqiptar, që ishte autor i golit dhe që ktheu moralin e lojës së Baselit. Në minutën e 29-të Frei kaloi në epërsi Baselin 1:0, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë përkatësisht 45-të barazuan islandezët me golin e shënuar nga penalltia nga futbollisti Takefusa. Baseli pati një krizë në njëfarë mënyre të lojës, kur në minutën e 45-të të ndeshjes mbeti pa një futbollistë në fushë, pasi u ndëshkua me karton të kuq, Gelabert. Edhe pa një futbollistë, Baseli dëshmoi fuqinë e vet dhe kthehet në lojë falë protagonistit shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili ktheu moralin e lojës te zviceranët. Goli i Shaqirit në minutën e 76-të preu këmbët e islandezve të KR Reykjavik, duke shtuar epërsinë në 2:1 dhe pas dy minutave Frei nga penalltia përmbysi tërësisht mysafirët. Pra, Shaqiri u zëvendësua në minutën e 84-të nga futbollisti Ritter, ndërsa Beg Ferati luajti plotë 90 minuta. Ferati së bashku me Shaqiri dëshmuan lojë superiore dhe me skuadrën e Baselit shkuan edhe më lartë në garat evropaine përkatësisht të Europa Leagua. Këtë herë nuk u paraqit fare në lojë futbollisti tjetër shqiptar, Orhan Mustafi.
Basel - KR Reykjavik 3:1 (1:1)
Shikues: 13.117.
Gjyqtarë: Asumaa (Finlanda).
Shënues: Frei (29' e 78-nga penalltia), Shaqiri (76') për Baselin dhe Takefusa (45'-nga penalltia) për KR Reykjavik..
Basel: Costanzo; Inkoom, Cabral, Ferati, Shaqiri (Ritter-84'); Gelabert; Carlitos (Aratore-82), Da Silva (Huggel-46'), Chipperfield; Frei dhe Streller.
KR Reykjavik: Magnusson; Fridgeirsson, Gretar Sigurdsson, Rutgers, Jordão; Gudjonsson; Jonsson (Gunnarsson-75'), Johansson (Benediktsson-72'), Baldur Sigurdsson, Hauksson dhe Takefusa.

Dorian Bylykbashi - GOL - ( UKR-1 01.08.2009: Kryvbass Kryvyi Rig 1 - 3 Dynamo Kiew )
Dorian Bylykbashi - GOL - ( UKR-1 01.08.2009: Kryvbass Kryvyi Rig 1 - 3 Dynamo Kiew )
Agon Mehmeti - 2 GOLA - ( SWE-1 27.07.2009: Halmstads BK 0 - 3 Malmö FF )
Agon Mehmeti, mrekullia e Malmos
Kemajl Goca, BOTA SOT
Hero i ndeshjes Mehmeti, i cili hyri në lojë në minutën e 80-të në vend të futbollistit Figueiredo, ka mahnitur të gjithë me lojën e tij maestro dhe me dy golat e shënuara.
Futbollistët shqiptarë kudo që luajnë në shtetet skandinave po dëshmojnë lojëra gjithnjë e më të mira. Futbollisti Agon Mehmeti, që nuk ka më shumë se 20 vjet, vjen nga qyteti i Podujevës nga Kosova, për dhjetë minuta lojë sa ka luajtur për Malmon bëri mrekullin e tij. Ai shënoi dy gola për fitoren bindëse 3:0 si mysafirë të skuadrës së Malmos përballë Halmstadit, në kuadër të javës së 16-të Superligës së Suedisë në futboll. Hero i ndeshjes Mehmeti, i cili hyri në lojë në minutën e 80-të në vend të futbollistit Figueiredo, ka mahnitur të gjithë me lojën e tij maestro dhe golat e shënuar.
Mehmeti shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 87-të dhe për të ngritur në 3:0 në minutën e fundit të lojës përkatësisht 90-të. Një fitore e madhe e Malmos e cila tash për tash e kalon në vendin e 9-të të tabelës së klasifikimit me 21 pikë të tubuara.

Hamdi Salihi - GOL - ( AUT-1 25.07.2009: SV Ried 1 - 0 Red Bull Salzburg )
Riedi me golin e Salihit gjunjëzoi kampionin austriak
Hamdi Salihi, me prejardhje nga Shkodra e Shqipërisë, për 17 minuta lojë sa luajti në fanellën e Riedit arriti të shënoi gol dhe ta gjunjëzojnë me rezultat 1:0 kampionin austriak, Salzburg, në kuadër të javës së tretë të Superligës së Austrisë në futboll. Riedi me këtë fitore kaloi me gjashtë pikë përkohësisht në vendin e parë të elitës austriake. Salihi aktivizohet në lojë në minutën e 73-të në vend të futbollistit Mader. Tre minuta pa përfunduar ndeshja respektivisht në minutën e 87-të, Salihi shënoi gol, duke ngritur në këmbë të gjithë adhuruesit dhe gëzuar tejmase. Një fitore e madhe përballë rivalit më të fortë austriak dhe i ka shtuar gjasat e Riedit që të luftoi për kreun e tabelës në vazhdim të kampionatit. Salihi për 17 minta lojë pati një paraqitje të shkëlqyeshme, duke mbajtur premtimin e dhënë gjatë javës që e lëmë pas, kur pati deklaruar se do të shënoi sa më shumë gola madje edhe kundër kampionit austriak. Ai deklaratat e tij i bëri realitet dhe goli i tij e dërgoi skuadrën e Riedit drejtë një fitore të rëndësishme dhe me vlera të mëdha.

Arjan Ademi - GOL - ( CRO-1 25.07.2009: NK Croatia Sesvete 1 - 2 HNK Sibenik )
Edhe një shqiptar shpërthen në futbollin kroat
Në javën e parë të futbollit kroat, Arijan Ademi shënoi golin e fitores për skuadrën e Shibenikut. Skuadra e Shibenikut fitoi si mysafirë me rezultat 2:1 ndaj Sesvete. Futbollisti shqiptar, Ademi është një emër i ri i futbollit kroat, i cili luan në pozitën e mbrojtësit, i gjatë 1.83 centimetra. Ai ka lindur në vitin 1991 në Shibenik të Kroacisë. Ademi me lojën e tij të mirë paralajmëron se do të jetë ndër figurat kryesore të skuadrës së Shibenikut dhe një emër i ri që do të shpërthen në futbollin kroat. Në minutën e 76-të Arijan Ademi kaloi në epërsi Shibenikun me rezultat 2:1, gol vendimtar që ia siguroi fitoren si mysafirë dhe trepikëshin e parë në kampionatin e ri.

Emir Bajrami - GOL - ( SWE-1 06.07.2009: IF Elfsborg Boras 3 - 0 Örgryte IS )
Emir Bajrami - GOL - ( SWE-1 06.07.2009: IF Elfsborg Boras 3 - 0 Örgryte IS )
Arzim Gashi - GOL - ( FIN-1 31.05.2009: IFK Mariehamn 1 - 0 Tampere United )
Arzim Gashi - GOL - ( FIN-1 31.05.2009: IFK Mariehamn 1 - 0 Tampere United )
Drilon Shala - 2 GOLA - ( FIN-1 31.05.2009: FC Lahti 2 - 4 FC TPS Turku )
Drilon Shala - 2 GOLA - ( FIN-1 31.05.2009: FC Lahti 2 - 4 FC TPS Turku )
Fisnik Shala - GOL - ( SWE-1 18.05.2009: Helsingborg IF 2 - 2 Trelleborg FF )
Fisnik Shala - GOL - ( SWE-1 18.05.2009: Helsingborg IF 2 - 2 Trelleborg FF )
Drilon Shala - 2 GOLA - ( FIN-1 14.05.2009: Myllykosken Pallo 2 - 2 FC Lahti )
Drilon Shala - 2 GOLA - ( FIN-1 14.05.2009: Myllykosken Pallo 2 - 2 FC Lahti )
Emir Bajrami - GOL - ( SWE-1 04.05.2009: IF Elfsborg Boras 2 - 0 IFK Göteborg )
Emir Bajrami - GOL - ( SWE-1 04.05.2009: IF Elfsborg Boras 2 - 0 IFK Göteborg )
Drilon Shala - GOL - ( FIN-1 29.04.2009: FC Lahti 4 - 1 Rovaniemi PS )
Drilon Shala - GOL - ( FIN-1 29.04.2009: FC Lahti 4 - 1 Rovaniemi PS )
Emir Bajrami - GOL - ( SWE-1 16.04.2009: IF Elfsborg Boras 1 - 1 Kalmar FF )
Emir Bajrami - GOL - ( SWE-1 16.04.2009: IF Elfsborg Boras 1 - 1 Kalmar FF )
Tuesday, October 20, 2009
Agon Mehmeti - GOL - ( SWE-1 16.04.2009: AIK Stockholm 0 - 1 Malmö FF )
Agon Mehmeti - GOL - ( SWE-1 16.04.2009: AIK Stockholm 0 - 1 Malmö FF )
Agon Mehmeti - 2 GOLA - ( SWE-1 13.04.2009: Malmö FF 3 - 0 Örgryte IS )
Agon Mehmeti - 2 GOLA - ( SWE-1 13.04.2009: Malmö FF 3 - 0 Örgryte IS )
Agim Shabani - GOL - ( NOR-1 15.03.2009: FK Bodö/Glimt 1 - 1 Fredrikstad FK )
Agim Shabani - GOL - ( NOR-1 15.03.2009: FK Bodö/Glimt 1 - 1 Fredrikstad FK )
Tuesday, October 13, 2009
Wednesday, October 7, 2009
Monday, October 5, 2009
Hamdi Salihi - GOL - ( AUT-1 04.10.2009 SC Magna Wr. Neustadt 0-4 Rapid W )
Salihi nuk ndalet, vjen goli i pestë me Rapidin
Hamdi Salihi nuk di të ndalet. Bomberi shkodran ka shënuar një tjetër gol me bluzën e Rapidit të Vjenës në këtë fundjavë të kampionatit austriak. I transferuar në ditën e fundit të merkatos te skuadra e njohur austriake, talenti i Kombëtares kuqezi është aktivizuar dje për herë të parë si titullar nga trajneri Peter Pakult në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj Viner Nojshtadt, që u fitua me rezultatin e thellë 0-4 nga Rapidi i Vjenës. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në këtë ndeshje, ku ka pasur shumë raste për të shënuar, por ai mundi të realizonte vetëm në minutën e 70, duke fiksuar edhe golin e katërt të skuadrës së tij: Boskoviç jep një asist në qendër për Salihin, i cili gjuan saktë, duke e çuar topin në rrjetë. Ky është goli i 6 i shqiptarit në këtë sezon në kampionatin austriak (5 me bluzën e Rapidit dhe 1 me atë të Riedit).
Thursday, October 1, 2009
Erton Fejzullahu - GOL - ( NED-1 30.09.2009: NEC Nijmegen 1 - 1 FC Utrecht )
Fejzullahu me golin e tij te dyte ne kampionatin hollandez i dhuroi një pikë NEC-it
Erton Fejzullahu shkëlqeu me lojë dhe ishte më i miri me golin e tij të shënuar në minutën e 66-të për pikën e fituar të skuadrës së NEC Nijmegenit në përballje me Utrechtin, në javën e nëntë të Kampionatit të Holandës në futboll. Utrecht tregoi një lojë cilësore dhe në pjesën e parë kaluan në epërsi me golin e shënuar nëpërmjet futbollistit Lensky në minutën e 33-të. Në pjesën e dytë, Nijmegen duke iu falenderuar shqiptarit Fejzullahut arritën ta barazojnë në minutën e 66-të. Një pikë domethënëse që e ngriti NEC Nijmegenin në vendin e 10-të më 9 pikë të grumbulluara, ndërsa Utrecht mbetët i pesti me vetëm 17 pikë.
Erton Fejzullahu eshte golashenuesi me i mire shqiptar per kete vit mbasi pervec 2 golave me fanelen e ekipit hollandez te NEC Nijmegen ai ka shenuar dhe 16 gola gjate vitit 2009 me ekipin suedez te Mjällby AIF (13 gola ne kampionat dhe 3 ne kupen suedeze)
Wednesday, September 30, 2009
Dilaver "Dilly" Duka - GOL - ( World Cup U20 29.09.2009: USA 4 - 1 Cameroon)
Shqiptari shënoi gol për Amerikën
Mesfushori i talentuar, Dilaver Duka, me prejardhje nga Dibra e Madhe dhe që ka lindur në Montville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shënuar gol për kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës U-20 që ka fituar me rezultat 4:1 ndaj Kamerunit U-20, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror U-20 në futboll. Duka është një nga futbollistët që po dëshmon cilësi dhe lojë efikase në radhët e amerikanëve. Amerikanët në minutën e 45-të kaluan në epërsi me golin e Arguezit, kurse rezultatin në 2:0 e shtoi Taylor në atë 47-të. Duka mesfushor me tipare sulmuese ka shënuar golin e epërsisë 3:0 pikërisht në minutën e 67-të. Dilaver Duka, një futbollist që po zë vend në kombëtaren e SHBA-ve dhe që të ardhmen do të jetë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Në minutën e 75-të Yaya nga penalltia e zvogëlojë epërsinë në 3:1. Amerikanët shkëlqyen më lojë dhe si rezultat i gjithë asaj çka treguan në fushë e ngritën epërsinë në 4:1 në minutën e 90-të nëpërmjet futbollistit Ownby. SHBA U-20 triumfuan me rezultat 4:1 ndaj Kamerunit U-20.
---------------------------------------------------------------------------
Dilaver Duka : Jam duke jetuar momentin!
nga AlbaniaSoccer
dilly_duka_usa_camerun_ Pasi u largua nga Rutgers University ne pranvere, “Dilly” u mundua te provoje fatin e tij si profesionist me New York Metrostars, por ligjet e sportit ne SHBA ja ndaluan nje gje te tille
« Nuk ishte e thënë, por ndoshta për më mirë mund të dalë. Pas kesaj ndeshje, besoj se do te kem ndonje kontakt, por per momentin pak rendesi ka », u shpreh mesfushori i talentuar i cili si objektiv ka perqendrim per te ndihmuar skuadren e SHBA-se qe te fitoje sa me shume ndeshje
« Momentalisht, jam duke menduar per ndeshjen e rradhes. Pas perfundimit te ketij turneu nuk e di se cfare mund te ndodhi. MLS, Europe apo ndonje aventure tjeter, une akoma nuk e di. Tani jam duke menduar vetem per momentin, ndeshjen e rradhes dhe te ndihmoj skuadren tone qe te arrije rezultate sa me pozitive, vazhdoi komentin e tij « Dilly », i cili asistoi ne dy golat e pare te shenuar ndaj kamerunit dhe ndeshkoi « Luanet » e Afrikes me nje gjuajtje kendore nga distanca.
« Dy golat e pare erdhen ne momente speciale, nje ne minutate fundit te pjeses se pare dhe nje ne fillim te pjeses se dyte. Tek goli i pare krosi im ne zone ndihmoi shume, por ne golin e dyte, me fillimin e lojes, ne patem nje kundersulm te shpejte, une isha i vetem ne te majte me topin, pashe Tonin (Taylor) te lire dhe i dhashe topin qe ai e dergoi ne rrjete duke na dhene dyfishimin e avantazhit ne favor. Goli i trete pastaj ishte padyshim goli me i bukur i etes time deri tani. Tek po kaloja ne anesore me topin trajneret po me thoshin: ”Gjuaje ne porte, portiere ka dale” dhe une e drejtova drejt portes kur pashe qe portiere i Kamerunit filloi te sforcohej per tu kthyer mbrapa. Kur u afrua portes e mora vesh qe po hynte gol. U gezova jashte mase. Ishte nje moment i vecante per mua », theksoi mesfushori me origjine shqiptare i cili me pare ne nje interviste Ekskluzive per Albaniasoccer.com ka treguar interes per te luajtur me Shqiperine.
« Jam rritur qe i vogel me ndjenjen e shqiptarit. E ndjej ne vetvete sikur jam rritur aty, ndonese kam lindur ne SHBA. Une do ta kem shume kenaqesi dhe do te jete nje nder nese me krijohet mundesia per te luajtur me Shqiperine”.
Megjithate edhe pas provave te zhvilluara dimrin e kaluar ne Shqiperi, « Dilly » u rikthye ne Amerike, tek vazhdoi te stervitej rregullisht dhe te arrinte te grumbullohej me skuadren e moshave te SHBA-se dhe eshte ne vigjilje te nje memoriali historik.
“Aktualisht moralin e kemi shume lart dhe mund te arrijme nje rezultat te mire diten e Premte, me shprese per te kaluar ne turin tjeter. Kjo eshte e vetmja gje qe une jam perqendruar momentalisht. Ndeshja e rradhes, per te tjerat do te mendoj me vone », perfundoi prononcimin etij Dilaver Duka
----------------------------------------------------------------------------
Dilaver Duka: Dua te luaj per Shqiperine!
Talenti shqiptar po shkelqen me aftesite e tij si futbollist
Dilaver Duka, i njohur si « Dilly » eshte nje nga talentet e afirmuar shqiptare ne SHBA. Ai ka lindur ne SHBA dhe eshte femije me gjak shqiptar. Babai i tij eshte nga Dibra e madhe dhe nena e tije ka lindur ne Belgjike. Eshte ne vitin e dyte ne Rutgers Univerety ne NJ, qe eshte nje Universitet shume prestigjoz dhe ka nje program shume te respektuar. Atje ka marre kater vjet studime te akredituara nga Universiteti pa pagese.
« Dilly » eshte mesfushori me tipare sulmuese me i mire ne shtetin e New Jersey dhe ne jemi me fat qe ta kemi ne skuadren tone », u shpreh trajneri i ekipit te futbollit ne kete Akademi Bob Reaso.
« Duka eshte nje lojtar me shume aftesi tekniko-taktike. Ai eshte nje organizator i shkelqyer me nje fantazi dhe hapesire ne fushen e lojes qe eshte shume impresionuese dhe ka nje aftesi depertuese midis dy mbrojtesave qe eshte per tu admiruar”, shpjegoi perseri trajneri i talentit shqiptar i cili eshte perzgjedhur nga BIG EAST ne skuadren e me te mireve dhe do te shtonte se : “Dilly” po luan shume mire per ne jo vetem duke organizuar lojen, por edhe duke shenuar”. Dilaveri ka shenuar 8 gola ne 18 ndeshje per skuadrene tij duke qene golashenuesi me i mire
Mesfushori organizator ka nje discipline sistematike sidomos kur vjen tek stervitja. Ai praktikon rregullisht duke shpenzuar ore te tera stervitje, si ekipore ashtu edhe individuale. “Duka eshte nje lojtar me te ardhme dhe asgje nuk e pengon qe ai te kete nje karriere te bujshme. Ai eshte jo vetem i talentuar por eshte shume i perkushtuar duke punuar cdo dite qe te perparoj. Une kam patur rastin te punoj me te kater vjet dhe tani qe ai eshte 19 vjec eshte mosha me e mire, qe nga drejtuesit e futbollit shqiptar te kete nje shenje interesi pasi eshte me te vertete nje futbollist me te ardhme. Shume vite me pare, une mbaj mend qe na kane humbur shume lojtare te cilet kane preferuar te mos luajne me Shqiperine, pasi kur kane qene ne mosha me te reja jane nenvleresuar ose neglizhuar per aftesite e tyre. Per te mos u perseritur gabime te se kaluares eshte mire qe kur shfaqen talente te ketij stili te kene nje perqendrim dhe perkushtim me dedikues per ti afruar prane skuadrave te moshave perfaqesuese. « Dilly » shquhet per tekniken e tij te larte. Ai i perdor te dyja kembet dhe eshte krijues i jashtzakonshem ne fushe, pa harruar aftesine dhe abilitetin e tij per te shenuar”, shpjegon ish trajneri i Dukes dhe ish futbollisti I njohur I partizanit dhe kombetares Shqiptare, mbrojtesi Skender Gega.
Personalisht, « Dilly » ka shprehur shume interes qe te luaje per skuadren perfaqesuese te moshave, sepse e ndjen ne gjak dashurine e kombit te tij nga puna edukuese familjare qe ka bere babai i tij i cili rregullisht i flet per Shqiperine. « Jam rritur qe i vogel me ndjenjen e shqiptarit. E ndjej ne vetvete sikur jam rritur aty, ndonese kam lindur ketu. Une do ta kem shume kenaqesi dhe do te jete nje nder nese me krijohet mundesia per te laujtur me Shqiperine, aq me teper qe gjithcka mund te lehtesohet, pasi shume shpejt une mendoj te transferohem ne Evrope, ku aktualisht kam 2-3 testime te programuara per tu pare dhe verejtur nga drejtues te klubeve te huaja gjate periudhes Dhjetor-Janar-Shkurt » shpjegoi Dilaver Duka, posacerisht per Albaniasoccer.com, duke enderruar qe nje dite te veshi fanellen kuq e zi.
Nga Fatjon Pandovski
---------------------------------------------------------------------------
Pozicioni: Mesfushor Sulmues
Datëlindja: 09/15/1989
Vendlindja: Montville, NJ, Sh.B.A.
Gjatësia: 1.79 m
Vlera:
Skuadra: Rutgers University
Karriera:
2008 - Newark Ironbound Express
2007 - New York RedBull
Saturday, September 26, 2009
Hamdi Salihi & Mensur Kurtishi - 3 GOLA - ( AUT-1 26.09.2009: SK Rapid Wien 3 - 1 RB Salzburg )
Nuk përmbahet Hamdi Salihi, dopietë me Rapidin e Vjenës
Gol edhe këtë herë për skuadrën e Neustadtit ka shënuar Mensur Kurtishi.
Që Hamdi Salihi është “dashuruar” me golin në kampionatin austriak, si edhe më përpara, në Shqipëri, kjo nuk ka pikë dyshimi, por që do të kishte një start kaq pozitiv tek një skuadër me emër, si Rapidi i Vjenës, nuk pritej. Megjithatë, kjo është plotësisht e vërtetë, sepse brenda pak javësh, numri i golave të shënuar me fanellën e skuadrës kryeqytetase të Austrisë ka shkuar në katër, tre në kampionat dhe një në kupë. E shtuna e 26 shtatorit ka qenë me shumë fat dhe e mbarë për shkodranin kuqezi, pasi ka realizuar një dopietë, në ndeshjen që Rapidi i Vjenës luajti në shtëpi ndaj Ëiener Neustadt, të cilën e fitoi 3-1. Ka qenë pikërisht minuta e 26-të, kur Hamdi Salihi ka barazuar avantazhin e përkohshëm të miqve 1-1, ndërkohë që më parë, në minutën e 22-të, ishte ndëshkuar me karton të verdhë. Por nuk është ndalur këtu Salihi, pasi ka shënuar edhe golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Rapidin, në minutën e 86-të. Një edicion i jashtëzakonshëm ky për shkodranin, që ka hedhur hapin e madh të karrierës, duke kaluar nga Riedi tek Rapidi i Vjenës, por është ambientuar më së miri, në kohë rekord me ekipin e ri, ashtu sikurse është kthyer tashmë në “violinë të parë” edhe në sulmin kuqezi. Dy golat e djeshëm të Salihit janë shënuar në ndeshjen Rapid Viena-Wiener Neustadt 3-1
Gol edhe këtë herë për skuadrën e SC Magna Wiener Neustadt ka shënuar Kurtishi që brenda javës është goli i tretë i tij që ka finalizuar.
Kurioziteti nga Bundesliga austriake:
Hamdi Salihi, me 37 gola në Austri (vetëm në kampionate) mban vendin e 60-të përsa i përket klasifikimit historik të golashënuesve në Bundesligën austriake, qysh kur ajo është themeluar si e tillë në vitin 1974.
Në vendin e tretë, ndodhet trajneri i tij aktual, Peter Pacult. 187 gola për ish-kandidatin për trajner të Shqipërisë në 15 sezone të luajtura. I pari është një tjetër ish-kandidat për stolin e Kombëtares sonë, Hans Krankl, 270.
Me këtë ecuri që ka Salihi me shënimin e golave, pa dyshim që mund të futet të paktën në Top-20, nëse do të vazhdojë të luajë edhe për disa sezone të tjera aty.
Friday, September 25, 2009
Atdhe Nuhiu - GOL - ( AUT-1 23.09.2009: FK Austria Wien 1 - 1 SV Ried )
Atdhe Nuhiu është futbollisti më i dalluar për pikën e fituar të Riedit si mysafirë që luajti 1:1 përballë skuadrës së njohur austriake, Austrisë së Vjenës, në javën e tetë të Superligës së Austrisë. Nuhiu në minutën e 71-të e barazoi rezultatin që ishte edhe hero i kësaj ndeshje. Nuhiu papritur ka shpërthyer këtë minutë, duke lënë fjetur komplet skuadrën e Austrisë.
Wednesday, September 23, 2009
Migjen Basha - GOL - ( ITA-2 22.09.2009: Frosinone 2 - 0 Reggina )
Basha shënoi gol - Frosinone lider në Serie B
Migjen Basha ka shënuar edhe golin e dytë të tij në Serie B të Italisë në Futboll. Basha ka realizuar në minutën e 81-të golin e fitores me rezultat 2:0 ndaj Regginas, në javën e gjashtë të Serie B italiane. Basha një nga futbollistët më të mirë të kësaj skuadre së bashku me shokë e fituan kryendeshjen ndaj një skuadre e cila vitin e kaluar ishte anëtare e elitës së futbollit italian. Së pari në epërsi Frosinonen e kaloi futbollisti Troianello pikërisht në minutën e 56-të. Nëntë minuta para përfundimit të kësaj sfide të vështirë për Frosinonen, Basha në skenë dhe vulosi rezultatin 2:0. Një fitore më shumë vlera dhe që e bëri lider të tabelës më 13 pikë të tubuara Frosinonen. Në vendin e dytë Brescia më 13 pikë, pastaj i treti radhitet Torino më 12 pikë e kështu më radhë.
Monday, September 21, 2009
Lorik Cana - ( ENG-1 19.09.2009: Burnley 3-1 Sunderland )
Cana pati një rast, Sunderlandi humbi ndeshjen
Ballafaqimi i javës së katër të Premieligës angleze ndërmjet Burnleyt dhe Sunderlandit përfundoi me rezultat 3:1 për mikpritësit. Futbollisti Lorik Cana si në çdo ndeshje edhe këtë herë ishte pjesë e përbërjes së parë dhe luajti mjaft mirë. Skuadra e Burnleyt kaloi në epërsi në minutën e 12-të, me golin e Aleksanderit të shënuar nga penalltia. Mysafirët e barazojnë rezultatin 1:1 pas një veprimit të rrjedhshëm. Kur menduan fuitbollistët e Burnleyt se futbollisti Bent ishte në pozitë jashtë loje, ata pësuan gol dhe 1:1 në minutën e 39-të.
Mikpritësit një skuadër shumë e fortë para shikuesve të vet shënuan edhe golin e epërsisë në minutën e 67-të me anë të futbollistit Nugent, që e shtoi edhe në 3:1 rezultatin tre minuta para përfundimit të ndeshjes, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja. Duhet theksuar se Cana në minutën e 83-të pati një rast të mirë të shënoi gol, por gjuajtja e tij me kokë shkoi mbi portë.
Erjon Bogdani - GOL - ( ITA-1 20.09.2009: Chievo 3 - 1 Genoa )
Bogdani fiton penallti dhe shënon gol me Kievon
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e dytë në fitoren 3-1 të Kievos ndaj Xhenovës
Bogdani: Me Suedinë, pse jo edhe për tri pikë
Kievo ka fituar 3-1 të dielën, në ndeshjen e radhës të Seria A, luajtur në Verona ndaj Genoas. Ka qenë pikërisht kjo sfidë, që ka rregjistruar edhe paraqitjen e shkëlqyer të sulmuesit shqiptar, Erjon Bogdani. Shtatlarti kuqezi ka fituar një penallti, të kthyer në gol nga Marcolini, ndërkohë që në minutën e 6-të të lojës ka shënuar golin e tij të parë për këtë sezon në radhët e Kievos. Bogdani luajti si titular deri në minutën e 63-të, kur u zëvendësua nga Granoche. Bogdani realizoi kështu golin e tij të 58-të në Itali dhe të shtatin me Kievon, në tri sezonet që ka luajtur me skuadrën veroneze.
Nuk kanë qenë aspak të rastësishëm golat që ka shënuar në tri ndeshje radhazi me kombëtaren kuqezi. Erjon Bogdani po kalon një formë të shkëlqyer edhe me klubin e tij, Kievo, ku është aktivizuar në të gjitha takimet titullar, ndonëse në minutat e fundit është zëvendësuar nga trajneri Di Karlo. Sigurisht, një kampionat i fortë si ky i Serisë A është shumë i vështirë për t’u përballuar, ndaj rotacioni është i dosmosdoshëm. Bogdani edhe një herë ka bërë të ditur në një intervistë telefonike nga Italia se ka dhënë gjithmonë maksimumin në klubet ku ka luajtur dhe në kombëtare, por është besimi që ia kanë dhënë trajnerët ai që ka ndikuar në paraqitjet e tij.
- Erjon, keni shënuar golin e parë këtë sezon në Serinë A, në një moment kur në kombëtare keni shënuar në tri ndeshje radhazi…?
- Po kaloj një moment shumë të mirë si me Kievon dhe kombëtaren dhe kjo më shumë falë besimit që më kanë dhënë të dy trajnerët, Di Karlo te Kievo dhe Josip Kuzhe në kombëtare. Edhe fizikisht ndihem shumë mirë, por siç e thashë më lart, suksesi që kam arritur personalisht ka ardhur si rrjedhojë e mbështetjes që kam pasur te Kievo dhe në kombëtare. Sa për golin, kjo është meritë e gjithë skuadrës, pasi i vetëm në një kampionat kaq të fortë siç është Seria A nuk mund të bësh asgjë. Me kombëtaren kam shënuar rregullisht, sepse e gjithë skuadra luan për mua, ndërsa te Kievo unë vihem më shumë në shërbim të skuadrës.
- Keni mundur një kundërshtar shumë të fortë, Xhenovën dhe vini pas fitores në transfertë me Bolonjën, pra dy fitore radhazi…?
- Me Xhenovën ishte vërtet ndeshje shumë e vështirë. Edhe trajneri Di Karlo na pat paralajmëruar para ndeshjes, por gjithçka shkoi mirë dhe ne fituam tri pikë shumë të rëndësishme.
- Jeni aktivizuar në të gjitha ndeshjet titullar, por jeni zëvendësuar në pjesën e dytë…?
- Momentalisht ndihem në formë shumë të mirë fizike, por në një kampionat kaq të fortë është e vështirë të japësh më të mirën gjithë ndeshjen. Me Xhenovën, në fakt, trajneri Di Karlo nuk donte të më ndërrontë, por këtë ia kërkova unë.
- Shorti nuk ju ka favorizuar në dy ndeshjet e para me Juventusin dhe Lacion…?
- Në fakt, në këto dy ndeshje kemi luajtur shumë mirë, meritonim të merrnim pikë, por fatkeqësisht kishim përballë dy skuadra shumë të forta. Fakti që po luajmë shumë mirë dhe po marrim fitore në ndeshjet në vazhdim, tregon që jemi në rrugën e duhur.
- Me këtë ecuri rezultatesh, mund të ndryshojnë objektivat e Kievos në kampionat?
- Është herët për të folur për objektiva të tjerë, përveç mbijetesës. Në fillim duhet të mendojmë vetëm për të qëndruar në Serinë A, më pas, në bazë të rezultateve, të shikojmë çfarë mund të arrijmë.
- Mendoni se do të arrini të shënoni më shumë se 10 gola me Kievon dhe kombëtaren këtë sezon?
- Unë nuk mendoj se sa gola do të shënoj, por në arritjen e objektivave. Te Kievo jemi i njëjti grup i sezonit të kaluar, njihemi shumë mirë me njëri-tjetrin, çka duket qartë edhe në lojërat e mira që po zhvillojmë. Arritjet në aspektin personal kalojnë në plan të dytë para interesave të klubit.
- Dalim te ndeshja e fundit në grup me Suedinë. Besoni se Shqipëria mund ta arrijë qoftë një pikë?
- Unë do të thosha, pse jo, edhe fitoren. Sepse ndeshjet e fundit kemi luajtur shumë mirë dhe kemi arritur rezultate po kaq të mira. Besoj edhe tifozët janë kënaqur kur jemi përballur me Portugalinë, Qipron dhe në fund me Danimarkën. Ne i kemi marrë pikë skuadrave më të forta në grup, kështu që s’kemi pse të tregohemi inferiorë në ndeshjen e fundit me Suedinë, ku kombëtarja shqiptare s’ka çfarë të humbasë.
Wednesday, September 16, 2009
Sokol Maliqi & Clirim Kryeziu - 2 GOLA - ( CYP-1 13.09.09: APEP Pitsilia 2 - 1 Salamina )
Goli i Sokol Maliqit
Goli i Clirim Kryeziut
Çlirimi, si vetima
Çlirim Kryeziu ka realizuar njërin prej golave më të shpejtë në histori të futbollit qipriot. Vetëm 10 sekonda pasi u inkuadrua në lojë, me prekjen e topit të parë, mesfushori kosovar realizoi gol fantastik, për t’ia siguruar fitoren skuadrës APEP. 20 vjeçari synon ta zërë një vend në përbërjen e parë dhe të vazhdojë të shënojë gola.
Nga Moral Pozhegu
Çlirim Kryeziu ka hyrë në histori të futbollit qipriot. Në mos më të shpejtin, futbollisti kosovar e ka realizuar njërin prej golave më të shpejtë në futbollin qipriot.
Sepse ai shënoi gol vetëm 10 sekonda pasi është inkuadruar në lojë, duke ia siguruar fitoren me rezultat 2:1 ekipit të tij APEP në përballjen e fundjavës që shkoi kundër Nea Salamis në kampionatin qipriot.
20 vjeçari ishte inkuadruar në lojë në minutën e 85-të të ndeshjes, ndërsa shënoi gol fantastik nga distanca.
“Unë hyra në lojë 10 sekonda më parë dhe topin e parë që e preka, hyri në gol. Në atë moment që më erdhi topi, e dija se do të shënoja, ngase shpesh ushtroj duke shutuar nga ajo pozitë”, deklaroi Kryeziu i cili ka pasaportë zvicerane.
Përpos Kryeziut, në fitoren e APEP kontribuoi edhe futbollisti tjetër shqiptar Sokol Maliqi (43’), i cili e realizoi golin e parë dhe të barazimit momental të këtij ekipi, para se udhëtuesit të udhëhiqnin me anë të Lima nga penalltia.
Goli i shënuar të dielën pa dyshim se e ka rritur reputacionin e Çlirim Kryeziut në Qipro. Ai e ka arritur menjëherë famën, ndërsa ka arritur të zërë vend në ballina të gazetave qipriote.
Futbollisti nga Rogana e Kamenicës i ka treguar synimet e tij për këtë sezon. Ai beson se në ndeshjet e ardhshme do të ketë hapësirë dhe minutazh më të madh në fushë.
“Synimet e mia janë të luaj në përbërjen e parë, shpresoj se do ta arrij këtë. Por, më me rëndësi është që të luaj mirë dhe të luftoj për ekipin, nuk është rëndësi nëse luaj 90 minuta apo 5 minuta”, theksoi ai.
Kryeziu, i cili u transferua gjatë kësaj vere në Qipro, thotë se ndihet mjaft i kënaqur në klubin e ri. Ai dëshiron që besimin e dhënë nga drejtuesit e klubit t’ia kthejë për të mirë ekipit APEP.
“Ky klub ka bërë shumë për mua dhe dua që t’ia kthej me paraqitje të mira dhe me gola të shënuara. Ata shpresojnë shumë tek unë”, vazhdoi futbollisti i ri kosovar, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me APEP.
Ai synon që me klubin këtë sezon të ketë paraqitje të mirë dhe të arrijë suksese. Kryeziu thotë se nuk mendon shumë për të ardhmen e largët, pasi mendon vetëm sot për sot, për ta ndihmuar klubin e tij me radhitjen e fitoreve.

Monday, September 14, 2009
Hamdi Salihi - GOL - ( AUT-1 13.09.2009: SK Rapid Wien 2 - 2 RB Salzburg )
Hamdi Salihi debuton me gol te Rapidi i Vjenës
“Ka shkelur vërtet gazin”, sikurse thoshte në një prononcim për shtypin austriak para ndeshjes me Salzburgun. Ka debutuar me gol tek ekipi i njohur austriak, Rapidi i Vjenës, duke i dhënë barazimin ekipit të tij të ri, teksa ka barazuar 2-2 në minutën e 83-të të ndeshjes. Vendasit e Salzburgut kishin siguruar epërsinë 2-0, por miqtë nga kryeqyteti austriak kanë arritur të barazojnë, falë edhe goleadorit shqiptar, Hamdi Salihi. Nuk ka ku të shkojë më mirë për një futbollist, i cili arrin të bëjë “hapin e madh” në karrierë, duke kaluar nga Riedi, ku luante prej dy vitesh, tek Rapidi i Vjenës, skuadra kryesore në Bundesligën austriake. Vec kësaj, ai ka arritur të luajë si titullar që në ndeshjen e parë me fanellën e ekipit të ri, madje edhe duke shënuar golin e barazimit për Rapidin, që përkthehet në një pikë të vlefshme në transfertë. Kësisoji, sulmuesi shkodran, pasi ka dhënë kontributin e tij të madh me kombëtaren, në barazimin 1-1 ndaj Danimarkës, si pjesëmarrës aktiv në golin e Bogdanit, shndërrohet në pikë referimi edhe tek Rapidi i Vjenës, ku ka kryer edhe debutimin më të suksesshëm të mundshëm. Kujtojmë se Salihi ka vetëm një javë që i është bashkuar Rapidit të Vjenës.
Sunday, September 13, 2009
Wednesday, September 9, 2009
Monday, September 7, 2009
Migjen Basha ( ITA-2 06-09-2009: Lecce 1 – 3 Frosinone )
Paraqitja mjaft e mire e Migjen Bashes me ekipin e tij Frosinone
Friday, September 4, 2009
Erton Fejzullahu - GOL - ( NED-1 07.08.2009: NEC Nijmegen 4 - 1 SC Heerenveen )
Fejzullahu shënoi golin e parë në kampionatin holandez
Erton Fejzullahu shënoi golin e parë për skuadrën NEC Nijmegen, duke mundur me rezultat bindës 4:1 Heerenveenin, në javën e dytë të Kampionatit të Holandës në futboll. Fejzullahu shënoi golin e tij në minutën e 56-të dhe ishte ndër më meritorit për fitoren bindëse të skuadrës së tij ndaj një Heerenveenin të papërshtatshëm. Erton Fejzullahu luajti 81 minuta, kur është zëvendësuar nga Goossens. Kjo ishte paraqitje e shkëlqyeshme e skuadrës NEC Nijmegen para adhuruesve të vet, të cilët javë më parë ishin mposhtur 0:2 nga Feyenordi. Fitore me shifra të larta 4:1 ia siguroi tri pikët e para kampionale, duke e ngjitur përkohësisht në vendin e pestë të tabelës së klasifikimit falë përmirësimit të gol-dallimit në 4:3. Në javën e tretë Fejzullahu me skuadrën e NEC Nijmegen do të jenë mysafirë të skuadrës solide, Roda. Fejzullahu dy ndeshje në fanellën e skuadrës holandeze, shënoi një gol, për çka premton se do të ketë një efikasitet të lartë të golave në kampionatin holandez.
Gjithe paraqitja e tij gjate ndeshjes:
Thursday, September 3, 2009
Adrian Nikci - GOL - ( CHL 05.08.2009: NK Maribor 0 - 3 FC Zürich )
Nikçi gol në Champions League
Zürich si me lojë dhe rezultat 3:0 demoloi Mariborin në Maribor, në kuadër të rrethit të tretë të kualifikimeve për Champions League.
Skuadra e futbollit Zürich bëri një hap të madh drejt Champions Leagues, me fitoren e arritur në ndeshjen e kthimit si mysafirë i Mariborit në Slloveni. Një Zürich që shkatërroi me lojë dhe rezultat 3:0 Mariborin, në kuadër të rrethit të tretë të kualifikimeve për Champions League. Një lojë e mrekullueshme në veçanti e futbollistit shqiptar, Adrian Nikçi, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të në vend të Gjuriçit. Nikçi bëri më të mirën, hyri në histori me golin e tij të shënuar në minutën e 76-të, duke e shtuar epërsinë në 3:0 të skuadrës kampione të Zvicrës. Një Nikç që dëshmoi cilësitë e tija reale së bashku me bashkëlojtarë të tjerë. Futbollistët e Zürich kaluan në epërsi në minutën e 20 me golin e Gjuriçit, pastaj e dyfishoi epërsinë Margairaz në minutën e 45 të. Edhe në pjesën e dytë zviceranët u mbajtën mirë dhe futbollisti Nikçi pasi mori një top nga bashkëlojtari i tij, Vonlathen, mposhti portierin slloven, Ranilloviç. Zürich e bëri hapin e madh drejt Champions Laague. Zürich ndeshjen e parë në fushë të veten e humbi 2:3, por lojën që tregoi në Maribor mahniti të gjithë të pranishmit dhe tregoi forcën e vërtetë, duke dëshmuar se humbja në Zürich ka qenë krejtësisht e rastësishme, duke mos e pasur ditën e tyre.
Maribor-Zürich 0:3 (0:2)
Shikues: 12.500
Gjyqtarë: Duhamel (Franca).
Shënues: Gjuric (20’), Margairaz (45’), Nikçi (76’).
Maribor: Ranilovic, Popovic, Samardzic, Dzinic, Jurkic, Mertelj (Mezga-65’), Bacinovic (Bunderla-78’), Mihelic, Pavlovic, Volas (Jelic-46’) dhe Tavares.
Zürich: Leoni, Stahel (Philippe Koch -75’), Tihinen, Rochat, Lampi, Aegerter, Vonlanthen, Margairaz, Gajic, Gjuric (Nikçi-65’) dhe Hassli (Tico-82’).
Falenderoj O.P. per gjetjen e videos
Emir Bajrami - 2 GOLA - ( SWE-1 12.07.2009: Helsingborg IF 2 - 3 IF Elfsborg Boras)
Emir Bajrami shënues i dyfisht, por humbi Elfsborg
Futbollisti Emir Bajrami ishte protagonisti kryesor i ndeshjes dhe rezultatin e disfavorshëm të skuadrës së tij, 2:0 e ktheu në barazim. Bajrami e zvogëloi epërsinë 2:1 në minutën e 52-të, pastaj në atë 63-të barazojë rezultatin 2:2. Mirëpo, skuadra e tij Elfsborg nuk arriti ta ruajë rezultatin baras dhe pësoi humbje si mysafirë me rezultat 3:2 nga Helsingborg, në kuadër të javës së 14-të të elitës së futbollit suedeze. Skuadra ku luan Bajrami e mban pozitën e dytë në renditje me 27 pikë ose një më pak se i pari, Goteborg. Bajrami është edhe anëtarë i kombëtares së Suedisë U-21.
Emir Bajrami - GOL - ( EUL 30.07.2009: Sporting Braga 1 - 2 IF Elfsborg Boras)
Emir Bajrami, hero i ndeshjes në Europa Leagua
Bajrami në minutën e 73-të, me golin e tij ia siguroi fitoren Elfsborgut nga Suedia me rezultat 2:1 kundër Bragës në Portugali.
Nuk ka shaka me futbollistin Emir Bajramin. Ai dha një flakaresh të fortë skuadrës së njohur portugeze, Bragës në Bragë, duke i mundur me golin e tij. Bajrami në minutën e 73-të, me golin e tij ia siguroi fitoren Elfsborgut nga Suedia me rezultat 2:1 kundër Bragës, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Europa Leagua. Bajrami i ndezi motorët e tij në momentet e duhura dhe dëshmoi super-talentin e tij. Një futbollist që po e shkruan historinë e tij dhe që dalëngadalë po dridh edhe skuadrat të njohura evropiane. Shqiptari me prejardhje nga Kosova, Bajrami, më këtë gol të shënuar do të mbajnë gjatë mend jo vetëm futbollistët e Bragës, por edhe adhuruesit e skuadrës së Bragës, që iu shkaktoi plagë të rënda në çastet e fundit të ndeshjes. Danielsson kaloi në minutën e 16-të në epërsi skuadrën suedeze 0:1, ndërsa në pjesën e dytë e barazuan mikpritësit nga penalltia me golin e shënuar nga futbollisti Meyong në minuën e 50-të. Në minutën e 73-të, në skenë Bajrami, heroi i ndeshjes, shënoi golin vendimtar dhe të fitores për skuadrën Elfsborg, duke i krijuar një rezultat të favorshëm për ndeshjen e kthimit skuadrës së tij.
Emir Bajrami - GOL - ( SWE-1 19.07.2009: Djurgårdens IF 1 - 2 IF Elfsborg Boras)
Emir Bajrami sërish shënoi për Elfsborgun
Futbollisti shqiptar, Emir Bajrami është figura qendrore e skuadrës Elfsborg. Ai shënoi gol për skuadrën e tij në ballafaqimin e javës së 15-të përballë Djurgårdenit. Elfsborg arriti të fitoi si mysafirë me rezultat 1:2 dhe kësisoj ta ruaj hapin në luftë për titullin e kampionit suedez. Emir Bajrami në minutën e 18-të shënoi gol për skuadrën Elfsborg, një gol tejet i vlefshëm që iu dha zemër skuadrës së tij që deri në fund ta fitojnë ndeshjen me rezultat 2:1. Bajrami në kampionatin suedez po bëhet një nga figurat më të fuqishme dhe që po bën kërdinë në çdo javë. Bajrami siç dihet është edhe anëtar i kombëtares të Suedisë U-21.
Tuesday, September 1, 2009
Xherdan Shaqiri & Orhan Mustafi - 2 GOLA - ( EUL 27.08.2009: FC Basel 1893 - FK Baku 5:1 )
Shaqiri e Mustafi me Baselin i turpëruan azerbajxhanasit
Fitorja 5:1 dhe ajo e ndeshjes së parë 3:1, arrijnë në shifra të përgjithshme 8:2. Baseli është në mesin e 48 skuadrave dhe të premten do t'i mësojë cilët nga katër rivalët do t'i ketë në fazën e grupeve të Europa Leagua, që nisin më 17 shtator.
Futbollistët Xherdan Shaqiri e Orhan Mustafi së bashku me skuadrën e futbollit Baseli mrekulluan me rezultat 5:1 në përballje me skuadrën azerbajxhanase, Baku, në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të katërt të Europa Leagua në futboll. Një fitore e lartë 5:1, për të cilën kanë hise edhe dy shqiptarët: Shaqiri e Mustafi që shënuan nga një gol. Baseli dëshmoi se është skuadër shumë e fortë në Europa Leagua, kjo u dëshmua në ndeshjen e sotme. Zviceranët hynë në mesin e 48 skuadrave më të mira të Europa Leagua. Një Basel që shkëlqeu dhe aq më tepër që dy shqiptarët mrekulluan në fushë. Në stadiumin e Baselit të tubuar 7100 adhurues e festuan së bashku me futbollistë kualifikimim në fazën e grupeve të Europa Leagua.
Xherdan Shaqiri figura më e shlëlqyer në fushë, ka kontribuar shumë në këtë fitore bindëse të skuadrës së tij. Qysh në minutën e 32-të, Baseli gëzoi adhuruesit me golin e shënuar nga futbollisti Almerares, duke kaluar në epërsi 1:0. Pa kaluar asnjë minutë, mysafirët organizohen dhe nëpërmjet futbollistit Felipe barazojnë rezultatin. Ky barazim ishte jetëshkurtër për skuadrën rivale, pasi që zviceranët e disponuar e ngritën epërsinë në 2:1. Një bashkëveprim i shkëlqyer ndërmjet Shaqirit dhe Da Silvas, ky e pason deri te Gelabert, i cili më kokë nuk fal dot dhe 2:1. Futbollisti i rinj, Shaqiri me shokët e tij Alex Frei, Da Silva, Almerares, Abraham, Gelabert, etj. ishin një stuhi e pandalshme për skuadrën rivale e cila kishte humbur kokën. Në minutën e 63-të të ndeshjes, Frei shtoi epërsinë në 3:1. Shaqiri i disponuar bëri mrekullinë dhe nga ngrohur zemrat e adhuruesve në stadium kur ngriti epërsinë 4:1 pikërisht në minutën e 74-të. Në këtë ballafaqim, në minutën e 71-të të ndeshjes, është aktivizuar shqiptari Orhan Mustafi, i cili pati një paraqitje të mrekullueshme. Goli i pestë i Baselit shënohet në minutën e 83-të. Ky gol shënohet nga zëvendësuesi Mustafi, i cili turpëroi azerbajxhanasit, duke i kthyer në shtëpi kokëulur dhe të koritur. Fitorja e sotme 5:1 dhe ajo e ndeshjes së parë 3:1, arrijnë në shifra të përgjithshme 8:2. Baseli është në mesin e 48 skuadrave dhe pak orë (e premte-nesër) e ndajnë nga hedhja e shortit në Monaco të Francës, qët'i mësojë cilët nga katër rivalët do t'i ketë në fazën e grupeve të Europa Leagua, që nisin më 17 shtator.
Baseli - Baku 5:1 (2:1)
Shikues: 7100.
Gjyqtarë: Kaasik (Estonia).
Shënues: Almerares (32'), Gelabert (36'), Frei (63'), Shaqiri (74'), Mustafi (83') për Baselin dhe Felipe (33') për Bakun.
Basel: Costanzo, Inkoom, Abraham (Huggel 46'), Cagdas (Ritter 64), Shaqiri, Aratore, Gelabert, Da Silva, Chipperfield, Frei (Mustafi 71) dhe Almerares.
Baku: Sissokho, Maharramoë, Amirbajoë, Batez (Adamia 46), Yunisoglu, Tomovski, Solic, Soltanoë (Fabio Ramim 46), Perez (Mujiri 72), Jaba dhe Felipe.
Emin Sulimani - GOL - ( EUL 27.08.2009: FK Austria Wien - Metalurg Donezk 3:2 )
Emin Sulimani shënoi golin e artë - kualifikon Austrinë e Vienes
Trajneri austriak bëri një veprim të mençur kur futi në lojë në minutën e 90 të ndeshjes Sulimanin, i cili edhe ia shpagoi tërë mundin skuadrës së tij.
Futbollisti shqiptar, Emin Sulimani, është trim mbi trima. Goli i tij në kohën shtesë të lojës pikërisht në minutën e 115-të gjatë do të mbahet mend dhe do të jetë i paharruar për adhuruesit e flaktë të Austria Vienna, e cila gjunjëzoi me rezultat 3:2 skuadrën ukrainase, Metalurg Donetskin, në rrethin e katërt të Europa Leagua në futboll. Sulimani me golin e tij nga gjuajtja e lirë të kryer në mënyrë maestro ka lënë fjetur portierin e skuadrës ukrainase dhe ka dërguar skuadrën e tij në fazën e grupeve të Europa Leagua. Kjo mbrëmje për futbollistin shqiptar, i gjatë 1.68 cm, 23 vjeç, që luan në pozitën e mesfushorit, do të jetë ndër mbrëmjet më të mira dhe të paharruara në karierën e tij, për faktin se shënoi gol në momentin dramatik. Shkurt dhe shqip: fitorja e Austria Vienna e mban firmën: Emin Sulimani. Trajneri austriak bëri një veprim të mençur kur futi në lojë në minutën e 90 të ndeshjes Sulimanin, i cili edhe ia shpagoi tërë mundin skuadrës së tij. Ai në vazhdimet dy herë nga 15 minuta bëri më të mirën dhe që kënaqi 10.450 adhurues me golin e artë të tij. Duhet shtuar se ndeshja e parë në Donetskin pati përfunduar baras 2:2, sikurse edhe në Vjenë, prandaj koha shtesë u desh ta përcaktoi fituesin që e dërgoi më tutje në garat evropiane.
AustriaVienna-Metalurg Donetskin 3:2 (1:1)
Shikues:10.450.
Gjyqtarë: Kristinn Jakobsson (Islanda).
Shwnues: Okotie (36'), Açimoviç (70'), Sulimani (115') pwr Austrinw dhe Tanasa (21'), Mchitarjan (54') pwr M. Donetskin.
Austria: Sefer, Standfest, Bak, Dragoviçit, Ortlechner (Suttner 46), Baumgartlinger, Vorisek, Açimoviç, (E. Sulimani 90) dhe Okotie (Topic 64)
Donetsk: Disljenkovic, Sergio, Korotezkij (Arakeljan 72), Wolowijk (Kinw 88), Laziq, Makridis, Dimitrov, Mchitarjan, Kingsley (Fabio 109) dhe Tanasa.
Gilman Lika - 2 GOLA - ( TUR-2 23.08.2009: Boluspor - Mersin Idman Yurdu 2-1 )
Gilman Lika bën heroin, dy gola në debutim
Dy gola në debutimin e tij me Bolusporin dhe Gilman Lika tashmë është në "qiellin e shtatë". Nuk ka ku të shkojë më mirë për mesfushorin e Kombëtares, i cili i dha fitoren ekipit turk, në ndeshjen kundër Mersinsporit, e vlefshme për javën e parë të kampionatit të Kategorisë së Dytë. Në stadiumin "Bolu Ataturk", 22-vjeçari ka ngritur peshë mijëra tifozë të Bolusporit, duke arritur të shënojë fillimisht në minutën e 25-të dhe më pas, në pjesën e dytë, me anë të 11-metërshit dyfishoi rezultatin, që u mbyll 2-1. "Ishte një goditje e lirë nga rreth 25-metra dhe gjuajta me të majtën, tokazi. Topi shkoi direkt në rrjetë, në cep të shtyllës", - tregon fillimisht shkodrani, në një bisedë ekskluzive për "Panorama Sport". I mahnitur nga ky debutim, mesfushori nuk di si ta përshkruajë atë që ka përjetuar gjatë ndeshjes. "As që nuk e kisha menduar se mund të shkonte kështu. Ishte një mrekulli dhe sinqerisht m'u duk si në ëndërr. Natyrisht, ishte ndeshja ime e parë dhe duhet të bëja të pamundurën për një paraqitje sa më të mirë. Së pari, rëndësi do të kishte fitorja, por edhe dy gola në këtë debutim, më kanë lumturuar. Fillimi është gjithnjë shumë i rëndësishëm dhe tani të them të drejtën, ndihem shumë mirë këtu te Boluspor. Nuk ka rëndësi fare kategoria, sepse ekipi ka synime për t'u ngjitur në Superligë dhe besoj që do t'ia arrijmë", - ka thënë mesfushori. Pas ndeshjes, Lika është gjendur i rrethuar nga shumë njerëz. Për këtë, lojtari tregon: "Së pari, tifozët më kanë respektuar shumë dhe jam emocionuar së tepërmi. Duke qenë se e nisëm mbarë kampionatin, edhe presidenti na erdhi në dhomat e zhveshjes, duke na përqafuar të gjithëve. Ambienti ishte fantastik dhe tifozët këtu, sikur më nxjerrin mallin e Shkodrës. Nuk e zmadhoj këtë që po them, por është vërtetë kështu. E kanë futbollin se jetojnë të gjithë me të. Nuk di si ta përshkruaj atmosferën që bëhet këtu."
Monday, August 31, 2009
Atdhe Nuhiu - GOL - ( UEFA-U21 03.09.2008: Germany U21 - Austria U21 4-2 )
Ne kete ndeshje zyrtare te Atdhe Nuhiu me Shpresat austriake ai ka shenuar golin e pare ne minuten e 18. Sulmuesi 20 vjecar, "gjigandi" me gjatesi 1,97cm luan me SK Austria Kärnten ne Kat. e Pare austriake.
Labinot Harbuzi - GOL - ( TUR-1 30.08.2009: Kasimpasa - Genclerbirligi 0-4 )
Kosovari 23 vjecar Labinot Harbuzi ka shenuar golin e tij te pare ne ndeshjen e trete te tij ne Kampionatin Turk te Kategorise se Pare . Mesfushori sulmues i Genclerbirligi realizoi ne minuten e 20 nje gol te bukur kur shmangu mjaft bukur 2 mbrojtes kundershtar dhe duke e kaluar topin nga kembet e nje tjetri. Harbuzi deri ne muajin Qershor 2009 eshte aktivizuar me Suedine U21.
falenderoj O.P. per gjetjen e videos
falenderoj O.P. per gjetjen e videos
Lorik Cana - ( ENG-1 29.08.2009: Stoke City - Sunderland 1-0 )
Cana, njeriu i ndeshjes edhe në humbje
Edhe pse skuadra e tij ka pësuar humbjen e dytë në katër javët e parë të Premier
League, Lorik Cana vazhdon të rikonfirmojë formën e tij të shkëlqyer në këtë fillim sezoni.
Sandërlendi u mund të shtunën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e luajtur në transfertë
ndaj Stoke Sitit. Por performanca e mesfushorit shqiptar ka bërë për vete edhe
specialistët e të përditshmes britanike "The Times", sipas të cilëve, Cana ishte lojtar më i mirë në fushë për të dy ekipet dhe e kanë vlerësuar njëkohësisht edhe me notën 8, më të lartë për këtë ndeshje.
Ndërsa e përjavshmja "Sunday Sun" thekson se, emërimi i tij kapiten i Sandërlendin është mirëpritur edhe nga tifozët e "Maceve të Zeza" të Anglisë, të cilët, pas vetëm 4 ndeshjesh, e shikojnë shqiptarin si një idhull të tyre.
Erjon Bogdani - GOL - ( ITA-1 30.08.2009: Chievo 1 - 2 Lazio )
Castet me te mira te ndeshjes Chievo - Lazio 1-2 (Itali,Seria A) ku luajti dhe Erjon Bogdani.
-----------------------------------
-----------------------------------
Edgar Cani - GOL - ( ITA-2 29.08.2009: Reggina – Padova 1-1 )
Cani: I kënaqur që shënova për Padovan
Edgar Cani fiton zemrën e Padovës, skuadrës së tij të re në Serinë B, ku është huazuar nga Palermo pak ditë para fillimit të kampionatit italian të futbollit. Sulmuesi i ri shqiptar është zgjedhur si lojtari më i mirë në takimin e barazuar
1-1 në Rexhio-Kalabria mes Rexhinës dhe Padovas. Pas ndeshjes ka qenë më i kërkuari
nga gazetarët, të cilëve u është përgjigjur i shoqëruar së bashku me trajnerin e tij, Sabatini. Në prononcimin e tij është treguar i kënaqur por edhe i ekuilibruar.
"Ishte një ndeshje shumë e bukur, shprehet Cani. Të marrësh pikë në Rexhio është e bukur dhe jam i kënaqur që shënova që në ndeshjen e dytë më bluzën e Padovas. Pika e marrë është e merituar, ditëm të neutralizojmë mirë Rexhinën, duke i lënë sa
më pak hapësirë në aksione për të shënuar. Ndërsa ne krijuam shumë, mbi të gjitha në pjesën e parë, duke vënë në vështirësi disa herë mbrojtjen e tyre. Për më shumë, duhet të kërkojmë të jemi kërkues dhe konkretë në sulm. Mund të kisha shënuar edhe një gol me kokë". Bomberi nga Tirana ka treguar përgatitje të mirë teknike, por edhe forcë të madhe fizike. Ka kombinuar mirë me dy sulmuesit e tjerë Di Nardo e Andrea Soncin. "Fizikisht nuk jam në 100%, thotë Cani, por ndihem mirë". Tashmë ai ka bërë
të ëndërrojnë tifozët e Padovas.
Migjen Basha - GOL - ( ITA-2 21.08.2009: Salernitana – Frosinone 1-2 )
Migjen Basha gol në Serie B, Frosinone fitoi
Frosinone luajti me plotë angazhim në fushë dhe goli i shqiptarit me nënshtetësi zvicerane i kreu punë të madhe për t'u kthyer me gjah të plotë nga Salernitana.
Futbollisti Migjen Basha, shqiptar i lindur në Lozanë të Zvicrës, në mënyrën më të shkëlqyeshme e ka nisur karrierën e tij në Serie B të Italisë. Basha është kreator i fitores së Frosinones me rezultat 2:1 dhe atë si mysafirë ndaj skuadrës Salernitana. Ky futbollist nuk ka më shumë se 22 vjet, qysh në nismë të Serie B shënoi gol dhe ia solli tre pikë skuadrës Frosinone nga një udhëtim shumë i vështirë ndaj një skuadre që vështirë mposhtej në fushë të veten siç është Salernitana. Loja e mrekullueshme e Bashës bëri që në minutën e 44-të të shtoi epërsinë e skuadrës së tij në 2:0. Frosinone luajti me plotë angazhim në fushë dhe goli i shqiptarit me nënshtetësi zvicerane i kreu punë të madhe për t'u kthyer me gjah të plotë nga Salernitana. Basha një futbollist që shumë shpejt do të ngjitet edhe në maje të futbollit italian për shkak se ka një talent të pashoq dhe një mesfushorë i palodhur në fushë. Fitorja e Frosinones është fryt i Bashës, që bëri një nismë të mbarë jo vetëm të tij, por edhe të skuadrës. Golat të tjerë i shënuan Santoruvo 34-të për Frosinonen dhe Caputo 81-të për Salernitanën. Kjo fitore në hapje të kampionatit në mesin e 20 skuadrave italiane të Serie B e radhit në vendin e pestë më tri pikë të tubuara.
Subscribe to:
Posts (Atom)