Wednesday, October 21, 2009

Emin Bajrami & Agon Mehmeti - GOL - ( UEFA-U21 09.09.2009: Schweden U21 2 - 1 Bulgarien U21 )

Bajrami ia siguroi fitoren Suedisë U-21
Mehmeti në minutën e 87-të ndëshkohet më karton të verdhë.

Trimi është trim. Emir Bajrami është kreator i fitores së madhe me golin e tij të shënuar për kombëtaren e Suedisë U-21 në përballje me Bullgarinë U-21, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2011 në futboll. Në minutën e 24-të, Bajrami këmbëshpejt rrezikon portën rivale. Suedezi Ollson shënoi për epërsinë 1:0 në minutën e 31-të. Pas tre minutave bullgarët barazojnë (1:1), shënues Genev. Erton Fejzullahu, një futbollist i lëvizshëm në fushë, u përpoq që të shënojë, por nuk ia doli në minutën e 37-të. Më pas edhe Bajrami pati rast, por pa finalizim. Në pjesën e dytë të lojës, pikërisht në minutën e 52-të, Fejzullahu nga gjuajtja e lirë vuri në sprovë mysafirët. Në minutën e 54-të, Bajrami kalojë në epërsi Suedinë në 2:1. Një gol vendimtar që ia siguroi Suedisë U-21 tri pikë të rëndësishme. Bajrami nga gjuajtja e lirë gjuajti bukur, por portieri bullgar mbrojti pikërisht në minutën e 57-të. Në minutën e 63-të nga loja largohet Fejzullahu dhe zëvendësohet me Landgrenin. Agon Mehmeti një talent i rrallë hyri në lojë në minutën e 76-të në vend të Avdicit. Mehmeti në minutën e 87-të ndëshkohet më karton të verdhë. Bajrami në minutat e fundit të ndeshjes pati disa veprime të mira dhe përpjekje që ta shtoi epërsinë, por pa sukses.

No comments: