Showing posts with label SHAQIRI Xherdan. Show all posts
Showing posts with label SHAQIRI Xherdan. Show all posts

Wednesday, October 21, 2009

Xherdan Shaqiri & Admir Mehmedi - 2 GOLA - ( UEFA-U19 25.09.2008: Zvicer U19 5 - 0 Estonia U19 )

Shaqiri e Mehmedi sërish shënuan për Zvicrën U-19

Kombëtarja e Zvicrës U-19 në futboll sot shkëlqeu sërish me fitoren 5:0 ndaj kombëtares së Estonisë, në ndeshjen e vlefshme të grupit 4 për kualifikimet për Kampionatin Evropian U-19. Futbollistët shqiptar, Admir Mehmedi dhe Xherdan Shaqiri shënuan sërish për Zvicrën U-19. Dy futbollistët shqiptar po dëshmojnë talentin dhe lojën e tyre cilësore në çdo ndeshje për kombëtaren e tyre. Mehmedi shënoi nga penalltia në minutën e 25-të, ndërsa Shaqiri tre minutat e fundit të ndeshjes përkatësisht 87-tën ka shënuar për Zvicrën. Tri golat të tjerë për zviceranët i shënuan edhe Pasche në minutën e 3-të dhe Zuber me dy gola (69’ e 75’). Kjo është fitorja e dytë më radhë e zviceranëve brenda një jave, pasi që më parë mundën 5:0 edhe Lituaninë.

Xherdan Shaqiri & Admir Mehmedi - 3 GOLA - ( UEFA-U19 23.09.2008: Zvicer U19 5 - 0 Lituania U19 )

Shaqiri dy, Mehmedi një gol për Zvicrën U-19

S'domend futbollistët shqiptarë janë faktorë i rëndësishëm i futbollit zviceran. Dëshmia më e mirë është fitorja e Zvicrës U-19 me rezultat 5:0 ndaj Lituanisë U-19, ku nga pesë golat e shënuar tri i kanë konkretizuar shqiptarë. I palodhuri Xherdan Shaqiri shënoi dy herë dhe Admir Mehmedi një futbollistë i shkathët shënoi një gol. Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian U-19. Aratore në minutën e 45-të kaloi në epërsi të rinjtë zviceranë. Në pjesën e dytë të ndeshjes, i pandalshmi Xherdan Shaqiri mrekulloi me dy golat e shënuar. Golin e parë e shënoi në minutën e 71-të për epërsinë 2:0. Pas tetë minutave (79'), Shaqiri sërish në emëroren e shënuesve dhe ngriti shifrat në 3:0. Kur Shaqiri shënoi dy gola, këtë nuk e ka lënë pa e bërë edhe Mehmedi, i cili një minutë para se të përfundoi ndeshja shtoi shifrat në 4:0. Në minutën e fundit Mihajlovic shënoi për 5:0. Figura më e mirë e ndeshjes padyshim ka qenë Shaqiri, që më të vërtetë shkëlqeu me lojë së bashku me Mehmedin dhe të gjithë futbollistët të tjerë të kombëtares U-19 të Zvicrës.

Xherdan Shaqiri & Beg Ferati - GOL - ( EUL 06.08.2009: FC Basel 1893 3 - 1 KR Reykjavik )

Xherdan Shaqiri, hero i Baselit

Baseli dëshmoi fuqinë e vet dhe kthehet në lojë falë protagonistit shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili ktheu moralin e lojës te zviceranët. Shaqiri u zëvendësua në minutën e 84-të nga futbollisti Ritter, ndërsa Beg Ferati luajti plotë 90 minuta.

Baseli me fitoren e arritur sonte me rezultat 3:1 ndaj KR Reykjavikut nga Islanda, shkoi në rrethin e katërt të Europa Leagua në futboll. Ndeshjen e parë Baseli në Islandë luajti baras 2:2, ndërsa fitorja e sotme me 3:1 e çoi më tutje. Padyshim që duhet veçuar Xherdan Shaqirin, një futbollist shqiptar, që ishte autor i golit dhe që ktheu moralin e lojës së Baselit. Në minutën e 29-të Frei kaloi në epërsi Baselin 1:0, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë përkatësisht 45-të barazuan islandezët me golin e shënuar nga penalltia nga futbollisti Takefusa. Baseli pati një krizë në njëfarë mënyre të lojës, kur në minutën e 45-të të ndeshjes mbeti pa një futbollistë në fushë, pasi u ndëshkua me karton të kuq, Gelabert. Edhe pa një futbollistë, Baseli dëshmoi fuqinë e vet dhe kthehet në lojë falë protagonistit shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili ktheu moralin e lojës te zviceranët. Goli i Shaqirit në minutën e 76-të preu këmbët e islandezve të KR Reykjavik, duke shtuar epërsinë në 2:1 dhe pas dy minutave Frei nga penalltia përmbysi tërësisht mysafirët. Pra, Shaqiri u zëvendësua në minutën e 84-të nga futbollisti Ritter, ndërsa Beg Ferati luajti plotë 90 minuta. Ferati së bashku me Shaqiri dëshmuan lojë superiore dhe me skuadrën e Baselit shkuan edhe më lartë në garat evropaine përkatësisht të Europa Leagua. Këtë herë nuk u paraqit fare në lojë futbollisti tjetër shqiptar, Orhan Mustafi.

Basel - KR Reykjavik 3:1 (1:1)

Shikues: 13.117.

Gjyqtarë: Asumaa (Finlanda).

Shënues: Frei (29' e 78-nga penalltia), Shaqiri (76') për Baselin dhe Takefusa (45'-nga penalltia) për KR Reykjavik..

Basel: Costanzo; Inkoom, Cabral, Ferati, Shaqiri (Ritter-84'); Gelabert; Carlitos (Aratore-82), Da Silva (Huggel-46'), Chipperfield; Frei dhe Streller.

KR Reykjavik: Magnusson; Fridgeirsson, Gretar Sigurdsson, Rutgers, Jordão; Gudjonsson; Jonsson (Gunnarsson-75'), Johansson (Benediktsson-72'), Baldur Sigurdsson, Hauksson dhe Takefusa.

Tuesday, September 1, 2009

Xherdan Shaqiri & Orhan Mustafi - 2 GOLA - ( EUL 27.08.2009: FC Basel 1893 - FK Baku 5:1 )




Shaqiri e Mustafi me Baselin i turpëruan azerbajxhanasit


Fitorja 5:1 dhe ajo e ndeshjes së parë 3:1, arrijnë në shifra të përgjithshme 8:2. Baseli është në mesin e 48 skuadrave dhe të premten do t'i mësojë cilët nga katër rivalët do t'i ketë në fazën e grupeve të Europa Leagua, që nisin më 17 shtator.

Futbollistët Xherdan Shaqiri e Orhan Mustafi së bashku me skuadrën e futbollit Baseli mrekulluan me rezultat 5:1 në përballje me skuadrën azerbajxhanase, Baku, në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të katërt të Europa Leagua në futboll. Një fitore e lartë 5:1, për të cilën kanë hise edhe dy shqiptarët: Shaqiri e Mustafi që shënuan nga një gol. Baseli dëshmoi se është skuadër shumë e fortë në Europa Leagua, kjo u dëshmua në ndeshjen e sotme. Zviceranët hynë në mesin e 48 skuadrave më të mira të Europa Leagua. Një Basel që shkëlqeu dhe aq më tepër që dy shqiptarët mrekulluan në fushë. Në stadiumin e Baselit të tubuar 7100 adhurues e festuan së bashku me futbollistë kualifikimim në fazën e grupeve të Europa Leagua.

Xherdan Shaqiri figura më e shlëlqyer në fushë, ka kontribuar shumë në këtë fitore bindëse të skuadrës së tij. Qysh në minutën e 32-të, Baseli gëzoi adhuruesit me golin e shënuar nga futbollisti Almerares, duke kaluar në epërsi 1:0. Pa kaluar asnjë minutë, mysafirët organizohen dhe nëpërmjet futbollistit Felipe barazojnë rezultatin. Ky barazim ishte jetëshkurtër për skuadrën rivale, pasi që zviceranët e disponuar e ngritën epërsinë në 2:1. Një bashkëveprim i shkëlqyer ndërmjet Shaqirit dhe Da Silvas, ky e pason deri te Gelabert, i cili më kokë nuk fal dot dhe 2:1. Futbollisti i rinj, Shaqiri me shokët e tij Alex Frei, Da Silva, Almerares, Abraham, Gelabert, etj. ishin një stuhi e pandalshme për skuadrën rivale e cila kishte humbur kokën. Në minutën e 63-të të ndeshjes, Frei shtoi epërsinë në 3:1. Shaqiri i disponuar bëri mrekullinë dhe nga ngrohur zemrat e adhuruesve në stadium kur ngriti epërsinë 4:1 pikërisht në minutën e 74-të. Në këtë ballafaqim, në minutën e 71-të të ndeshjes, është aktivizuar shqiptari Orhan Mustafi, i cili pati një paraqitje të mrekullueshme. Goli i pestë i Baselit shënohet në minutën e 83-të. Ky gol shënohet nga zëvendësuesi Mustafi, i cili turpëroi azerbajxhanasit, duke i kthyer në shtëpi kokëulur dhe të koritur. Fitorja e sotme 5:1 dhe ajo e ndeshjes së parë 3:1, arrijnë në shifra të përgjithshme 8:2. Baseli është në mesin e 48 skuadrave dhe pak orë (e premte-nesër) e ndajnë nga hedhja e shortit në Monaco të Francës, qët'i mësojë cilët nga katër rivalët do t'i ketë në fazën e grupeve të Europa Leagua, që nisin më 17 shtator.

Baseli - Baku 5:1 (2:1)

Shikues: 7100.

Gjyqtarë: Kaasik (Estonia).

Shënues: Almerares (32'), Gelabert (36'), Frei (63'), Shaqiri (74'), Mustafi (83') për Baselin dhe Felipe (33') për Bakun.

Basel: Costanzo, Inkoom, Abraham (Huggel 46'), Cagdas (Ritter 64), Shaqiri, Aratore, Gelabert, Da Silva, Chipperfield, Frei (Mustafi 71) dhe Almerares.

Baku: Sissokho, Maharramoë, Amirbajoë, Batez (Adamia 46), Yunisoglu, Tomovski, Solic, Soltanoë (Fabio Ramim 46), Perez (Mujiri 72), Jaba dhe Felipe.