Wednesday, October 21, 2009

Agon Mehmeti - 2 GOLA - ( SWE-1 27.07.2009: Halmstads BK 0 - 3 Malmö FF )

Agon Mehmeti, mrekullia e Malmos
Kemajl Goca, BOTA SOT
Hero i ndeshjes Mehmeti, i cili hyri në lojë në minutën e 80-të në vend të futbollistit Figueiredo, ka mahnitur të gjithë me lojën e tij maestro dhe me dy golat e shënuara.

Futbollistët shqiptarë kudo që luajnë në shtetet skandinave po dëshmojnë lojëra gjithnjë e më të mira. Futbollisti Agon Mehmeti, që nuk ka më shumë se 20 vjet, vjen nga qyteti i Podujevës nga Kosova, për dhjetë minuta lojë sa ka luajtur për Malmon bëri mrekullin e tij. Ai shënoi dy gola për fitoren bindëse 3:0 si mysafirë të skuadrës së Malmos përballë Halmstadit, në kuadër të javës së 16-të Superligës së Suedisë në futboll. Hero i ndeshjes Mehmeti, i cili hyri në lojë në minutën e 80-të në vend të futbollistit Figueiredo, ka mahnitur të gjithë me lojën e tij maestro dhe golat e shënuar.
Mehmeti shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 87-të dhe për të ngritur në 3:0 në minutën e fundit të lojës përkatësisht 90-të. Një fitore e madhe e Malmos e cila tash për tash e kalon në vendin e 9-të të tabelës së klasifikimit me 21 pikë të tubuara.

No comments: