Wednesday, September 16, 2009
Sokol Maliqi & Clirim Kryeziu - 2 GOLA - ( CYP-1 13.09.09: APEP Pitsilia 2 - 1 Salamina )
Goli i Sokol Maliqit
Goli i Clirim Kryeziut
Çlirimi, si vetima
Çlirim Kryeziu ka realizuar njërin prej golave më të shpejtë në histori të futbollit qipriot. Vetëm 10 sekonda pasi u inkuadrua në lojë, me prekjen e topit të parë, mesfushori kosovar realizoi gol fantastik, për t’ia siguruar fitoren skuadrës APEP. 20 vjeçari synon ta zërë një vend në përbërjen e parë dhe të vazhdojë të shënojë gola.
Nga Moral Pozhegu
Çlirim Kryeziu ka hyrë në histori të futbollit qipriot. Në mos më të shpejtin, futbollisti kosovar e ka realizuar njërin prej golave më të shpejtë në futbollin qipriot.
Sepse ai shënoi gol vetëm 10 sekonda pasi është inkuadruar në lojë, duke ia siguruar fitoren me rezultat 2:1 ekipit të tij APEP në përballjen e fundjavës që shkoi kundër Nea Salamis në kampionatin qipriot.
20 vjeçari ishte inkuadruar në lojë në minutën e 85-të të ndeshjes, ndërsa shënoi gol fantastik nga distanca.
“Unë hyra në lojë 10 sekonda më parë dhe topin e parë që e preka, hyri në gol. Në atë moment që më erdhi topi, e dija se do të shënoja, ngase shpesh ushtroj duke shutuar nga ajo pozitë”, deklaroi Kryeziu i cili ka pasaportë zvicerane.
Përpos Kryeziut, në fitoren e APEP kontribuoi edhe futbollisti tjetër shqiptar Sokol Maliqi (43’), i cili e realizoi golin e parë dhe të barazimit momental të këtij ekipi, para se udhëtuesit të udhëhiqnin me anë të Lima nga penalltia.
Goli i shënuar të dielën pa dyshim se e ka rritur reputacionin e Çlirim Kryeziut në Qipro. Ai e ka arritur menjëherë famën, ndërsa ka arritur të zërë vend në ballina të gazetave qipriote.
Futbollisti nga Rogana e Kamenicës i ka treguar synimet e tij për këtë sezon. Ai beson se në ndeshjet e ardhshme do të ketë hapësirë dhe minutazh më të madh në fushë.
“Synimet e mia janë të luaj në përbërjen e parë, shpresoj se do ta arrij këtë. Por, më me rëndësi është që të luaj mirë dhe të luftoj për ekipin, nuk është rëndësi nëse luaj 90 minuta apo 5 minuta”, theksoi ai.
Kryeziu, i cili u transferua gjatë kësaj vere në Qipro, thotë se ndihet mjaft i kënaqur në klubin e ri. Ai dëshiron që besimin e dhënë nga drejtuesit e klubit t’ia kthejë për të mirë ekipit APEP.
“Ky klub ka bërë shumë për mua dhe dua që t’ia kthej me paraqitje të mira dhe me gola të shënuara. Ata shpresojnë shumë tek unë”, vazhdoi futbollisti i ri kosovar, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me APEP.
Ai synon që me klubin këtë sezon të ketë paraqitje të mirë dhe të arrijë suksese. Kryeziu thotë se nuk mendon shumë për të ardhmen e largët, pasi mendon vetëm sot për sot, për ta ndihmuar klubin e tij me radhitjen e fitoreve.

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment