Thursday, September 3, 2009
Emir Bajrami - GOL - ( EUL 30.07.2009: Sporting Braga 1 - 2 IF Elfsborg Boras)
Emir Bajrami, hero i ndeshjes në Europa Leagua
Bajrami në minutën e 73-të, me golin e tij ia siguroi fitoren Elfsborgut nga Suedia me rezultat 2:1 kundër Bragës në Portugali.
Nuk ka shaka me futbollistin Emir Bajramin. Ai dha një flakaresh të fortë skuadrës së njohur portugeze, Bragës në Bragë, duke i mundur me golin e tij. Bajrami në minutën e 73-të, me golin e tij ia siguroi fitoren Elfsborgut nga Suedia me rezultat 2:1 kundër Bragës, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Europa Leagua. Bajrami i ndezi motorët e tij në momentet e duhura dhe dëshmoi super-talentin e tij. Një futbollist që po e shkruan historinë e tij dhe që dalëngadalë po dridh edhe skuadrat të njohura evropiane. Shqiptari me prejardhje nga Kosova, Bajrami, më këtë gol të shënuar do të mbajnë gjatë mend jo vetëm futbollistët e Bragës, por edhe adhuruesit e skuadrës së Bragës, që iu shkaktoi plagë të rënda në çastet e fundit të ndeshjes. Danielsson kaloi në minutën e 16-të në epërsi skuadrën suedeze 0:1, ndërsa në pjesën e dytë e barazuan mikpritësit nga penalltia me golin e shënuar nga futbollisti Meyong në minuën e 50-të. Në minutën e 73-të, në skenë Bajrami, heroi i ndeshjes, shënoi golin vendimtar dhe të fitores për skuadrën Elfsborg, duke i krijuar një rezultat të favorshëm për ndeshjen e kthimit skuadrës së tij.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment