Saturday, September 26, 2009

Hamdi Salihi & Mensur Kurtishi - 3 GOLA - ( AUT-1 26.09.2009: SK Rapid Wien 3 - 1 RB Salzburg )



Nuk përmbahet Hamdi Salihi, dopietë me Rapidin e Vjenës
Gol edhe këtë herë për skuadrën e Neustadtit ka shënuar Mensur Kurtishi.

Që Hamdi Salihi është “dashuruar” me golin në kampionatin austriak, si edhe më përpara, në Shqipëri, kjo nuk ka pikë dyshimi, por që do të kishte një start kaq pozitiv tek një skuadër me emër, si Rapidi i Vjenës, nuk pritej. Megjithatë, kjo është plotësisht e vërtetë, sepse brenda pak javësh, numri i golave të shënuar me fanellën e skuadrës kryeqytetase të Austrisë ka shkuar në katër, tre në kampionat dhe një në kupë. E shtuna e 26 shtatorit ka qenë me shumë fat dhe e mbarë për shkodranin kuqezi, pasi ka realizuar një dopietë, në ndeshjen që Rapidi i Vjenës luajti në shtëpi ndaj Ëiener Neustadt, të cilën e fitoi 3-1. Ka qenë pikërisht minuta e 26-të, kur Hamdi Salihi ka barazuar avantazhin e përkohshëm të miqve 1-1, ndërkohë që më parë, në minutën e 22-të, ishte ndëshkuar me karton të verdhë. Por nuk është ndalur këtu Salihi, pasi ka shënuar edhe golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Rapidin, në minutën e 86-të. Një edicion i jashtëzakonshëm ky për shkodranin, që ka hedhur hapin e madh të karrierës, duke kaluar nga Riedi tek Rapidi i Vjenës, por është ambientuar më së miri, në kohë rekord me ekipin e ri, ashtu sikurse është kthyer tashmë në “violinë të parë” edhe në sulmin kuqezi. Dy golat e djeshëm të Salihit janë shënuar në ndeshjen Rapid Viena-Wiener Neustadt 3-1

Gol edhe këtë herë për skuadrën e SC Magna Wiener Neustadt ka shënuar Kurtishi që brenda javës është goli i tretë i tij që ka finalizuar.

Kurioziteti nga Bundesliga austriake:
Hamdi Salihi, me 37 gola në Austri (vetëm në kampionate) mban vendin e 60-të përsa i përket klasifikimit historik të golashënuesve në Bundesligën austriake, qysh kur ajo është themeluar si e tillë në vitin 1974.
Në vendin e tretë, ndodhet trajneri i tij aktual, Peter Pacult. 187 gola për ish-kandidatin për trajner të Shqipërisë në 15 sezone të luajtura. I pari është një tjetër ish-kandidat për stolin e Kombëtares sonë, Hans Krankl, 270.
Me këtë ecuri që ka Salihi me shënimin e golave, pa dyshim që mund të futet të paktën në Top-20, nëse do të vazhdojë të luajë edhe për disa sezone të tjera aty.

No comments: