Tuesday, September 1, 2009

Emin Sulimani - GOL - ( EUL 27.08.2009: FK Austria Wien - Metalurg Donezk 3:2 )



Emin Sulimani shënoi golin e artë - kualifikon Austrinë e Vienes

Trajneri austriak bëri një veprim të mençur kur futi në lojë në minutën e 90 të ndeshjes Sulimanin, i cili edhe ia shpagoi tërë mundin skuadrës së tij.

Futbollisti shqiptar, Emin Sulimani, është trim mbi trima. Goli i tij në kohën shtesë të lojës pikërisht në minutën e 115-të gjatë do të mbahet mend dhe do të jetë i paharruar për adhuruesit e flaktë të Austria Vienna, e cila gjunjëzoi me rezultat 3:2 skuadrën ukrainase, Metalurg Donetskin, në rrethin e katërt të Europa Leagua në futboll. Sulimani me golin e tij nga gjuajtja e lirë të kryer në mënyrë maestro ka lënë fjetur portierin e skuadrës ukrainase dhe ka dërguar skuadrën e tij në fazën e grupeve të Europa Leagua. Kjo mbrëmje për futbollistin shqiptar, i gjatë 1.68 cm, 23 vjeç, që luan në pozitën e mesfushorit, do të jetë ndër mbrëmjet më të mira dhe të paharruara në karierën e tij, për faktin se shënoi gol në momentin dramatik. Shkurt dhe shqip: fitorja e Austria Vienna e mban firmën: Emin Sulimani. Trajneri austriak bëri një veprim të mençur kur futi në lojë në minutën e 90 të ndeshjes Sulimanin, i cili edhe ia shpagoi tërë mundin skuadrës së tij. Ai në vazhdimet dy herë nga 15 minuta bëri më të mirën dhe që kënaqi 10.450 adhurues me golin e artë të tij. Duhet shtuar se ndeshja e parë në Donetskin pati përfunduar baras 2:2, sikurse edhe në Vjenë, prandaj koha shtesë u desh ta përcaktoi fituesin që e dërgoi më tutje në garat evropiane.

AustriaVienna-Metalurg Donetskin 3:2 (1:1)

Shikues:10.450.

Gjyqtarë: Kristinn Jakobsson (Islanda).

Shwnues: Okotie (36'), Açimoviç (70'), Sulimani (115') pwr Austrinw dhe Tanasa (21'), Mchitarjan (54') pwr M. Donetskin.

Austria: Sefer, Standfest, Bak, Dragoviçit, Ortlechner (Suttner 46), Baumgartlinger, Vorisek, Açimoviç, (E. Sulimani 90) dhe Okotie (Topic 64)

Donetsk: Disljenkovic, Sergio, Korotezkij (Arakeljan 72), Wolowijk (Kinw 88), Laziq, Makridis, Dimitrov, Mchitarjan, Kingsley (Fabio 109) dhe Tanasa.

No comments: