Monday, September 14, 2009

Hamdi Salihi - GOL - ( AUT-1 13.09.2009: SK Rapid Wien 2 - 2 RB Salzburg )




Hamdi Salihi debuton me gol te Rapidi i Vjenës


“Ka shkelur vërtet gazin”, sikurse thoshte në një prononcim për shtypin austriak para ndeshjes me Salzburgun. Ka debutuar me gol tek ekipi i njohur austriak, Rapidi i Vjenës, duke i dhënë barazimin ekipit të tij të ri, teksa ka barazuar 2-2 në minutën e 83-të të ndeshjes. Vendasit e Salzburgut kishin siguruar epërsinë 2-0, por miqtë nga kryeqyteti austriak kanë arritur të barazojnë, falë edhe goleadorit shqiptar, Hamdi Salihi. Nuk ka ku të shkojë më mirë për një futbollist, i cili arrin të bëjë “hapin e madh” në karrierë, duke kaluar nga Riedi, ku luante prej dy vitesh, tek Rapidi i Vjenës, skuadra kryesore në Bundesligën austriake. Vec kësaj, ai ka arritur të luajë si titullar që në ndeshjen e parë me fanellën e ekipit të ri, madje edhe duke shënuar golin e barazimit për Rapidin, që përkthehet në një pikë të vlefshme në transfertë. Kësisoji, sulmuesi shkodran, pasi ka dhënë kontributin e tij të madh me kombëtaren, në barazimin 1-1 ndaj Danimarkës, si pjesëmarrës aktiv në golin e Bogdanit, shndërrohet në pikë referimi edhe tek Rapidi i Vjenës, ku ka kryer edhe debutimin më të suksesshëm të mundshëm. Kujtojmë se Salihi ka vetëm një javë që i është bashkuar Rapidit të Vjenës.

No comments: