Monday, August 31, 2009

Edgar Cani - GOL - ( ITA-2 29.08.2009: Reggina – Padova 1-1 )



Cani: I kënaqur që shënova për Padovan

Edgar Cani fiton zemrën e Padovës, skuadrës së tij të re në Serinë B, ku është huazuar nga Palermo pak ditë para fillimit të kampionatit italian të futbollit. Sulmuesi i ri shqiptar është zgjedhur si lojtari më i mirë në takimin e barazuar
1-1 në Rexhio-Kalabria mes Rexhinës dhe Padovas. Pas ndeshjes ka qenë më i kërkuari
nga gazetarët, të cilëve u është përgjigjur i shoqëruar së bashku me trajnerin e tij, Sabatini. Në prononcimin e tij është treguar i kënaqur por edhe i ekuilibruar.
"Ishte një ndeshje shumë e bukur, shprehet Cani. Të marrësh pikë në Rexhio është e bukur dhe jam i kënaqur që shënova që në ndeshjen e dytë më bluzën e Padovas. Pika e marrë është e merituar, ditëm të neutralizojmë mirë Rexhinën, duke i lënë sa
më pak hapësirë në aksione për të shënuar. Ndërsa ne krijuam shumë, mbi të gjitha në pjesën e parë, duke vënë në vështirësi disa herë mbrojtjen e tyre. Për më shumë, duhet të kërkojmë të jemi kërkues dhe konkretë në sulm. Mund të kisha shënuar edhe një gol me kokë". Bomberi nga Tirana ka treguar përgatitje të mirë teknike, por edhe forcë të madhe fizike. Ka kombinuar mirë me dy sulmuesit e tjerë Di Nardo e Andrea Soncin. "Fizikisht nuk jam në 100%, thotë Cani, por ndihem mirë". Tashmë ai ka bërë
të ëndërrojnë tifozët e Padovas.

No comments: