Wednesday, October 21, 2009

Atdhe Nuhiu - GOL - ( AUT-1 27.09.2009: SV Ried 5 - 2 LASK Linz )

Atdhe Nuhit sërish shënoi për Riedin

Futbollisti Atdhe Nuhiu po kalon formën më të mirë dhe po bëhet shënuesi ndër më të mirët në radhët e Riedit. Ai inkuadrohet në lojë në minutën e 73-të dhe pas shtatë minutave lojë shënon për Riedin, që ka shënuar fitore me rezultat 5:2 në ballafaqim me LASKU-n, në javën e nëntë të Superligës së Austrisë në futboll. Riedi kalon në vendin e gjashtë më 12 pikë, kurse LASK-u zbret në vendin e pestë më 13 pikë. Nuhiu gjithnjë po dëshmohet më efikasitet dhe po bëhet njëri nga futbollistët më të dashur. Duhet shtuar se pas largimit të Hamdi Salihit në drejtim të Rapidit të Vjenës, Nuhiu me sukses të madh e zëvendëson. Nuhiu është vlerësuar më notë të lartë për 17 minuta sa ishte paraqitur në këtë sfidë mjaftë të vështirë.

Drilon Shala - GOL - ( FIN-1 27.09.2009: FC Lahti 2 - 4 FC Haka )

Shala shënoi, por humbën

Futbollisti Drilon Shala edhe pse shënoi gol për Lahtin, kjo ishte e pamjaftueshme për ta mundur rivalin e papërshtatshëm, Hakën, në javën e 24-të të Kampionatit të Finlandës në futboll. Lahti pësoi humbje 2:4 nga skuadra rivale. Shala ka shënuar gol në minutën e 70-të. Kjo humbje Lahtin e ka zbritur në vendin e 11-të më 28 pikë, ndërsa Haka zë vendin e shtatë më 34 pikë. Mariehamni shënoi fitore të mundimshme 2:1 kundër Jaros.

Xherdan Shaqiri & Admir Mehmedi - 2 GOLA - ( UEFA-U19 25.09.2008: Zvicer U19 5 - 0 Estonia U19 )

Shaqiri e Mehmedi sërish shënuan për Zvicrën U-19

Kombëtarja e Zvicrës U-19 në futboll sot shkëlqeu sërish me fitoren 5:0 ndaj kombëtares së Estonisë, në ndeshjen e vlefshme të grupit 4 për kualifikimet për Kampionatin Evropian U-19. Futbollistët shqiptar, Admir Mehmedi dhe Xherdan Shaqiri shënuan sërish për Zvicrën U-19. Dy futbollistët shqiptar po dëshmojnë talentin dhe lojën e tyre cilësore në çdo ndeshje për kombëtaren e tyre. Mehmedi shënoi nga penalltia në minutën e 25-të, ndërsa Shaqiri tre minutat e fundit të ndeshjes përkatësisht 87-tën ka shënuar për Zvicrën. Tri golat të tjerë për zviceranët i shënuan edhe Pasche në minutën e 3-të dhe Zuber me dy gola (69’ e 75’). Kjo është fitorja e dytë më radhë e zviceranëve brenda një jave, pasi që më parë mundën 5:0 edhe Lituaninë.

Labinot Harbuzi - GOL - ( TUR-1 25.09.2009: Genclerbirligi Ankara 2 - 2 Trabzonspor )

Xherdan Shaqiri & Admir Mehmedi - 3 GOLA - ( UEFA-U19 23.09.2008: Zvicer U19 5 - 0 Lituania U19 )

Shaqiri dy, Mehmedi një gol për Zvicrën U-19

S'domend futbollistët shqiptarë janë faktorë i rëndësishëm i futbollit zviceran. Dëshmia më e mirë është fitorja e Zvicrës U-19 me rezultat 5:0 ndaj Lituanisë U-19, ku nga pesë golat e shënuar tri i kanë konkretizuar shqiptarë. I palodhuri Xherdan Shaqiri shënoi dy herë dhe Admir Mehmedi një futbollistë i shkathët shënoi një gol. Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian U-19. Aratore në minutën e 45-të kaloi në epërsi të rinjtë zviceranë. Në pjesën e dytë të ndeshjes, i pandalshmi Xherdan Shaqiri mrekulloi me dy golat e shënuar. Golin e parë e shënoi në minutën e 71-të për epërsinë 2:0. Pas tetë minutave (79'), Shaqiri sërish në emëroren e shënuesve dhe ngriti shifrat në 3:0. Kur Shaqiri shënoi dy gola, këtë nuk e ka lënë pa e bërë edhe Mehmedi, i cili një minutë para se të përfundoi ndeshja shtoi shifrat në 4:0. Në minutën e fundit Mihajlovic shënoi për 5:0. Figura më e mirë e ndeshjes padyshim ka qenë Shaqiri, që më të vërtetë shkëlqeu me lojë së bashku me Mehmedin dhe të gjithë futbollistët të tjerë të kombëtares U-19 të Zvicrës.

Atdhe Nuhiu - GOL - ( AUT-1 23.09.2009: FK Austria Wien - SV Ried )

Nuhiu shënoi gol

Atdhe Nuhiu bënë historinë në futbollin austriak. Ai është futbollisti më meritori për pikën e fituar të Riedit si mysafirë që luajti 1:1 përballë skuadrës së njohur austriake, Austrisë së Vjenës, në javën e tetë të Superligës së Austrisë. Nuhiu në minutën e 71-të e barazoi rezultatin që ishte edhe hero i kësaj ndeshje. Nuhiu papritur ka shpërthyer këtë minutë, duke lënë fjetur komplet skuadrën e Austrisë.

Mensur Kurtishi - 2 GOLA - ( AUT-1 22.09.2009: SC Magna Wiener Neustadt 3 - 0 SV Mattersburg )

Mensur Kurtishi çmendi 'austriakët'

Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, me pasaportë austriake, Mensur Kurtishi, 25 vjeçar, ishte i pandalshëm në ndeshjen e javës së tetë të Kampionatit të Austrisë në futboll. Ai shënoi dy gola për fitoren e skuadërs së tij, W. Neustadtit që arriti me shifra 2:0 ndaj skuadrës së Mattersburgut. Kurtishi në minutën e 49-të arriti të kaloi në epërsi W. Neustadt dhe ky gol i tij ishte edhe frymëzues për lojë më të mirë në vazhdim të ndeshjes. Në minutën e 71-të, Kurtishi arsyetoi epitetin e titullarit në fushë, duke e ngritur epërsinë në 2:0 dhe këtë minutë është ndëshkuar edhe me karton të verdhë. Kurtishi në këto tetë javët e kampionatit austriak dëshmoi lojën më të mirë dhe u tregua se është një shënues i spikatur. Epërsinë në 3:0 e ngriti Kostal në minutën e 84-të. Kjo fitore me shifra të larta e dërgon në pozitën e gjashtë W. Neustadtin më 10 pikë të tubuara, duke lënë pas vetes më një pikë më pak në vendin e shtatë Rapidin e Vjenës. Meritë e këtij trepikëshit ishte shqiptari Kurtishi, që sot ishte tejet i disponuar jo vetëm por lojë, por edhe për shënimin e golave.