Wednesday, September 30, 2009

Dilaver "Dilly" Duka - GOL - ( World Cup U20 29.09.2009: USA 4 - 1 Cameroon)



Shqiptari shënoi gol për Amerikën

Mesfushori i talentuar, Dilaver Duka, me prejardhje nga Dibra e Madhe dhe që ka lindur në Montville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shënuar gol për kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës U-20 që ka fituar me rezultat 4:1 ndaj Kamerunit U-20, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror U-20 në futboll. Duka është një nga futbollistët që po dëshmon cilësi dhe lojë efikase në radhët e amerikanëve. Amerikanët në minutën e 45-të kaluan në epërsi me golin e Arguezit, kurse rezultatin në 2:0 e shtoi Taylor në atë 47-të. Duka mesfushor me tipare sulmuese ka shënuar golin e epërsisë 3:0 pikërisht në minutën e 67-të. Dilaver Duka, një futbollist që po zë vend në kombëtaren e SHBA-ve dhe që të ardhmen do të jetë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Në minutën e 75-të Yaya nga penalltia e zvogëlojë epërsinë në 3:1. Amerikanët shkëlqyen më lojë dhe si rezultat i gjithë asaj çka treguan në fushë e ngritën epërsinë në 4:1 në minutën e 90-të nëpërmjet futbollistit Ownby. SHBA U-20 triumfuan me rezultat 4:1 ndaj Kamerunit U-20.

---------------------------------------------------------------------------

Dilaver Duka : Jam duke jetuar momentin!

nga AlbaniaSoccer

dilly_duka_usa_camerun_ Pasi u largua nga Rutgers University ne pranvere, “Dilly” u mundua te provoje fatin e tij si profesionist me New York Metrostars, por ligjet e sportit ne SHBA ja ndaluan nje gje te tille

« Nuk ishte e thënë, por ndoshta për më mirë mund të dalë. Pas kesaj ndeshje, besoj se do te kem ndonje kontakt, por per momentin pak rendesi ka », u shpreh mesfushori i talentuar i cili si objektiv ka perqendrim per te ndihmuar skuadren e SHBA-se qe te fitoje sa me shume ndeshje

« Momentalisht, jam duke menduar per ndeshjen e rradhes. Pas perfundimit te ketij turneu nuk e di se cfare mund te ndodhi. MLS, Europe apo ndonje aventure tjeter, une akoma nuk e di. Tani jam duke menduar vetem per momentin, ndeshjen e rradhes dhe te ndihmoj skuadren tone qe te arrije rezultate sa me pozitive, vazhdoi komentin e tij « Dilly », i cili asistoi ne dy golat e pare te shenuar ndaj kamerunit dhe ndeshkoi « Luanet » e Afrikes me nje gjuajtje kendore nga distanca.

« Dy golat e pare erdhen ne momente speciale, nje ne minutate fundit te pjeses se pare dhe nje ne fillim te pjeses se dyte. Tek goli i pare krosi im ne zone ndihmoi shume, por ne golin e dyte, me fillimin e lojes, ne patem nje kundersulm te shpejte, une isha i vetem ne te majte me topin, pashe Tonin (Taylor) te lire dhe i dhashe topin qe ai e dergoi ne rrjete duke na dhene dyfishimin e avantazhit ne favor. Goli i trete pastaj ishte padyshim goli me i bukur i etes time deri tani. Tek po kaloja ne anesore me topin trajneret po me thoshin: ”Gjuaje ne porte, portiere ka dale” dhe une e drejtova drejt portes kur pashe qe portiere i Kamerunit filloi te sforcohej per tu kthyer mbrapa. Kur u afrua portes e mora vesh qe po hynte gol. U gezova jashte mase. Ishte nje moment i vecante per mua », theksoi mesfushori me origjine shqiptare i cili me pare ne nje interviste Ekskluzive per Albaniasoccer.com ka treguar interes per te luajtur me Shqiperine.

« Jam rritur qe i vogel me ndjenjen e shqiptarit. E ndjej ne vetvete sikur jam rritur aty, ndonese kam lindur ne SHBA. Une do ta kem shume kenaqesi dhe do te jete nje nder nese me krijohet mundesia per te luajtur me Shqiperine”.

Megjithate edhe pas provave te zhvilluara dimrin e kaluar ne Shqiperi, « Dilly » u rikthye ne Amerike, tek vazhdoi te stervitej rregullisht dhe te arrinte te grumbullohej me skuadren e moshave te SHBA-se dhe eshte ne vigjilje te nje memoriali historik.

“Aktualisht moralin e kemi shume lart dhe mund te arrijme nje rezultat te mire diten e Premte, me shprese per te kaluar ne turin tjeter. Kjo eshte e vetmja gje qe une jam perqendruar momentalisht. Ndeshja e rradhes, per te tjerat do te mendoj me vone », perfundoi prononcimin etij Dilaver Duka

----------------------------------------------------------------------------

Dilaver Duka: Dua te luaj per Shqiperine!

Talenti shqiptar po shkelqen me aftesite e tij si futbollist

Dilaver Duka, i njohur si « Dilly » eshte nje nga talentet e afirmuar shqiptare ne SHBA. Ai ka lindur ne SHBA dhe eshte femije me gjak shqiptar. Babai i tij eshte nga Dibra e madhe dhe nena e tije ka lindur ne Belgjike. Eshte ne vitin e dyte ne Rutgers Univerety ne NJ, qe eshte nje Universitet shume prestigjoz dhe ka nje program shume te respektuar. Atje ka marre kater vjet studime te akredituara nga Universiteti pa pagese.

« Dilly » eshte mesfushori me tipare sulmuese me i mire ne shtetin e New Jersey dhe ne jemi me fat qe ta kemi ne skuadren tone », u shpreh trajneri i ekipit te futbollit ne kete Akademi Bob Reaso.

« Duka eshte nje lojtar me shume aftesi tekniko-taktike. Ai eshte nje organizator i shkelqyer me nje fantazi dhe hapesire ne fushen e lojes qe eshte shume impresionuese dhe ka nje aftesi depertuese midis dy mbrojtesave qe eshte per tu admiruar”, shpjegoi perseri trajneri i talentit shqiptar i cili eshte perzgjedhur nga BIG EAST ne skuadren e me te mireve dhe do te shtonte se : “Dilly” po luan shume mire per ne jo vetem duke organizuar lojen, por edhe duke shenuar”. Dilaveri ka shenuar 8 gola ne 18 ndeshje per skuadrene tij duke qene golashenuesi me i mire

Mesfushori organizator ka nje discipline sistematike sidomos kur vjen tek stervitja. Ai praktikon rregullisht duke shpenzuar ore te tera stervitje, si ekipore ashtu edhe individuale. “Duka eshte nje lojtar me te ardhme dhe asgje nuk e pengon qe ai te kete nje karriere te bujshme. Ai eshte jo vetem i talentuar por eshte shume i perkushtuar duke punuar cdo dite qe te perparoj. Une kam patur rastin te punoj me te kater vjet dhe tani qe ai eshte 19 vjec eshte mosha me e mire, qe nga drejtuesit e futbollit shqiptar te kete nje shenje interesi pasi eshte me te vertete nje futbollist me te ardhme. Shume vite me pare, une mbaj mend qe na kane humbur shume lojtare te cilet kane preferuar te mos luajne me Shqiperine, pasi kur kane qene ne mosha me te reja jane nenvleresuar ose neglizhuar per aftesite e tyre. Per te mos u perseritur gabime te se kaluares eshte mire qe kur shfaqen talente te ketij stili te kene nje perqendrim dhe perkushtim me dedikues per ti afruar prane skuadrave te moshave perfaqesuese. « Dilly » shquhet per tekniken e tij te larte. Ai i perdor te dyja kembet dhe eshte krijues i jashtzakonshem ne fushe, pa harruar aftesine dhe abilitetin e tij per te shenuar”, shpjegon ish trajneri i Dukes dhe ish futbollisti I njohur I partizanit dhe kombetares Shqiptare, mbrojtesi Skender Gega.

Personalisht, « Dilly » ka shprehur shume interes qe te luaje per skuadren perfaqesuese te moshave, sepse e ndjen ne gjak dashurine e kombit te tij nga puna edukuese familjare qe ka bere babai i tij i cili rregullisht i flet per Shqiperine. « Jam rritur qe i vogel me ndjenjen e shqiptarit. E ndjej ne vetvete sikur jam rritur aty, ndonese kam lindur ketu. Une do ta kem shume kenaqesi dhe do te jete nje nder nese me krijohet mundesia per te laujtur me Shqiperine, aq me teper qe gjithcka mund te lehtesohet, pasi shume shpejt une mendoj te transferohem ne Evrope, ku aktualisht kam 2-3 testime te programuara per tu pare dhe verejtur nga drejtues te klubeve te huaja gjate periudhes Dhjetor-Janar-Shkurt » shpjegoi Dilaver Duka, posacerisht per Albaniasoccer.com, duke enderruar qe nje dite te veshi fanellen kuq e zi.

Nga Fatjon Pandovski



---------------------------------------------------------------------------

Pozicioni: Mesfushor Sulmues
Datëlindja: 09/15/1989
Vendlindja: Montville, NJ, Sh.B.A.
Gjatësia: 1.79 m
Vlera:
Skuadra: Rutgers University

Karriera:
2008 - Newark Ironbound Express
2007 - New York RedBull

Saturday, September 26, 2009

Hamdi Salihi & Mensur Kurtishi - 3 GOLA - ( AUT-1 26.09.2009: SK Rapid Wien 3 - 1 RB Salzburg )



Nuk përmbahet Hamdi Salihi, dopietë me Rapidin e Vjenës
Gol edhe këtë herë për skuadrën e Neustadtit ka shënuar Mensur Kurtishi.

Që Hamdi Salihi është “dashuruar” me golin në kampionatin austriak, si edhe më përpara, në Shqipëri, kjo nuk ka pikë dyshimi, por që do të kishte një start kaq pozitiv tek një skuadër me emër, si Rapidi i Vjenës, nuk pritej. Megjithatë, kjo është plotësisht e vërtetë, sepse brenda pak javësh, numri i golave të shënuar me fanellën e skuadrës kryeqytetase të Austrisë ka shkuar në katër, tre në kampionat dhe një në kupë. E shtuna e 26 shtatorit ka qenë me shumë fat dhe e mbarë për shkodranin kuqezi, pasi ka realizuar një dopietë, në ndeshjen që Rapidi i Vjenës luajti në shtëpi ndaj Ëiener Neustadt, të cilën e fitoi 3-1. Ka qenë pikërisht minuta e 26-të, kur Hamdi Salihi ka barazuar avantazhin e përkohshëm të miqve 1-1, ndërkohë që më parë, në minutën e 22-të, ishte ndëshkuar me karton të verdhë. Por nuk është ndalur këtu Salihi, pasi ka shënuar edhe golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Rapidin, në minutën e 86-të. Një edicion i jashtëzakonshëm ky për shkodranin, që ka hedhur hapin e madh të karrierës, duke kaluar nga Riedi tek Rapidi i Vjenës, por është ambientuar më së miri, në kohë rekord me ekipin e ri, ashtu sikurse është kthyer tashmë në “violinë të parë” edhe në sulmin kuqezi. Dy golat e djeshëm të Salihit janë shënuar në ndeshjen Rapid Viena-Wiener Neustadt 3-1

Gol edhe këtë herë për skuadrën e SC Magna Wiener Neustadt ka shënuar Kurtishi që brenda javës është goli i tretë i tij që ka finalizuar.

Kurioziteti nga Bundesliga austriake:
Hamdi Salihi, me 37 gola në Austri (vetëm në kampionate) mban vendin e 60-të përsa i përket klasifikimit historik të golashënuesve në Bundesligën austriake, qysh kur ajo është themeluar si e tillë në vitin 1974.
Në vendin e tretë, ndodhet trajneri i tij aktual, Peter Pacult. 187 gola për ish-kandidatin për trajner të Shqipërisë në 15 sezone të luajtura. I pari është një tjetër ish-kandidat për stolin e Kombëtares sonë, Hans Krankl, 270.
Me këtë ecuri që ka Salihi me shënimin e golave, pa dyshim që mund të futet të paktën në Top-20, nëse do të vazhdojë të luajë edhe për disa sezone të tjera aty.

Friday, September 25, 2009

Atdhe Nuhiu - GOL - ( AUT-1 23.09.2009: FK Austria Wien 1 - 1 SV Ried )



Atdhe Nuhiu është futbollisti më i dalluar për pikën e fituar të Riedit si mysafirë që luajti 1:1 përballë skuadrës së njohur austriake, Austrisë së Vjenës, në javën e tetë të Superligës së Austrisë. Nuhiu në minutën e 71-të e barazoi rezultatin që ishte edhe hero i kësaj ndeshje. Nuhiu papritur ka shpërthyer këtë minutë, duke lënë fjetur komplet skuadrën e Austrisë.

Wednesday, September 23, 2009

Migjen Basha - GOL - ( ITA-2 22.09.2009: Frosinone 2 - 0 Reggina )



Basha shënoi gol - Frosinone lider në Serie B

Migjen Basha ka shënuar edhe golin e dytë të tij në Serie B të Italisë në Futboll. Basha ka realizuar në minutën e 81-të golin e fitores me rezultat 2:0 ndaj Regginas, në javën e gjashtë të Serie B italiane. Basha një nga futbollistët më të mirë të kësaj skuadre së bashku me shokë e fituan kryendeshjen ndaj një skuadre e cila vitin e kaluar ishte anëtare e elitës së futbollit italian. Së pari në epërsi Frosinonen e kaloi futbollisti Troianello pikërisht në minutën e 56-të. Nëntë minuta para përfundimit të kësaj sfide të vështirë për Frosinonen, Basha në skenë dhe vulosi rezultatin 2:0. Një fitore më shumë vlera dhe që e bëri lider të tabelës më 13 pikë të tubuara Frosinonen. Në vendin e dytë Brescia më 13 pikë, pastaj i treti radhitet Torino më 12 pikë e kështu më radhë.

Monday, September 21, 2009

Lorik Cana - ( ENG-1 19.09.2009: Burnley 3-1 Sunderland )



Cana pati një rast, Sunderlandi humbi ndeshjen


Ballafaqimi i javës së katër të Premieligës angleze ndërmjet Burnleyt dhe Sunderlandit përfundoi me rezultat 3:1 për mikpritësit. Futbollisti Lorik Cana si në çdo ndeshje edhe këtë herë ishte pjesë e përbërjes së parë dhe luajti mjaft mirë. Skuadra e Burnleyt kaloi në epërsi në minutën e 12-të, me golin e Aleksanderit të shënuar nga penalltia. Mysafirët e barazojnë rezultatin 1:1 pas një veprimit të rrjedhshëm. Kur menduan fuitbollistët e Burnleyt se futbollisti Bent ishte në pozitë jashtë loje, ata pësuan gol dhe 1:1 në minutën e 39-të.
Mikpritësit një skuadër shumë e fortë para shikuesve të vet shënuan edhe golin e epërsisë në minutën e 67-të me anë të futbollistit Nugent, që e shtoi edhe në 3:1 rezultatin tre minuta para përfundimit të ndeshjes, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja. Duhet theksuar se Cana në minutën e 83-të pati një rast të mirë të shënoi gol, por gjuajtja e tij me kokë shkoi mbi portë.

Erjon Bogdani - GOL - ( ITA-1 20.09.2009: Chievo 3 - 1 Genoa )




Bogdani fiton penallti dhe shënon gol me Kievon


Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e dytë në fitoren 3-1 të Kievos ndaj Xhenovës
Bogdani: Me Suedinë, pse jo edhe për tri pikë

Kievo ka fituar 3-1 të dielën, në ndeshjen e radhës të Seria A, luajtur në Verona ndaj Genoas. Ka qenë pikërisht kjo sfidë, që ka rregjistruar edhe paraqitjen e shkëlqyer të sulmuesit shqiptar, Erjon Bogdani. Shtatlarti kuqezi ka fituar një penallti, të kthyer në gol nga Marcolini, ndërkohë që në minutën e 6-të të lojës ka shënuar golin e tij të parë për këtë sezon në radhët e Kievos. Bogdani luajti si titular deri në minutën e 63-të, kur u zëvendësua nga Granoche. Bogdani realizoi kështu golin e tij të 58-të në Itali dhe të shtatin me Kievon, në tri sezonet që ka luajtur me skuadrën veroneze.

Nuk kanë qenë aspak të rastësishëm golat që ka shënuar në tri ndeshje radhazi me kombëtaren kuqezi. Erjon Bogdani po kalon një formë të shkëlqyer edhe me klubin e tij, Kievo, ku është aktivizuar në të gjitha takimet titullar, ndonëse në minutat e fundit është zëvendësuar nga trajneri Di Karlo. Sigurisht, një kampionat i fortë si ky i Serisë A është shumë i vështirë për t’u përballuar, ndaj rotacioni është i dosmosdoshëm. Bogdani edhe një herë ka bërë të ditur në një intervistë telefonike nga Italia se ka dhënë gjithmonë maksimumin në klubet ku ka luajtur dhe në kombëtare, por është besimi që ia kanë dhënë trajnerët ai që ka ndikuar në paraqitjet e tij.

- Erjon, keni shënuar golin e parë këtë sezon në Serinë A, në një moment kur në kombëtare keni shënuar në tri ndeshje radhazi…?

- Po kaloj një moment shumë të mirë si me Kievon dhe kombëtaren dhe kjo më shumë falë besimit që më kanë dhënë të dy trajnerët, Di Karlo te Kievo dhe Josip Kuzhe në kombëtare. Edhe fizikisht ndihem shumë mirë, por siç e thashë më lart, suksesi që kam arritur personalisht ka ardhur si rrjedhojë e mbështetjes që kam pasur te Kievo dhe në kombëtare. Sa për golin, kjo është meritë e gjithë skuadrës, pasi i vetëm në një kampionat kaq të fortë siç është Seria A nuk mund të bësh asgjë. Me kombëtaren kam shënuar rregullisht, sepse e gjithë skuadra luan për mua, ndërsa te Kievo unë vihem më shumë në shërbim të skuadrës.

- Keni mundur një kundërshtar shumë të fortë, Xhenovën dhe vini pas fitores në transfertë me Bolonjën, pra dy fitore radhazi…?

- Me Xhenovën ishte vërtet ndeshje shumë e vështirë. Edhe trajneri Di Karlo na pat paralajmëruar para ndeshjes, por gjithçka shkoi mirë dhe ne fituam tri pikë shumë të rëndësishme.

- Jeni aktivizuar në të gjitha ndeshjet titullar, por jeni zëvendësuar në pjesën e dytë…?

- Momentalisht ndihem në formë shumë të mirë fizike, por në një kampionat kaq të fortë është e vështirë të japësh më të mirën gjithë ndeshjen. Me Xhenovën, në fakt, trajneri Di Karlo nuk donte të më ndërrontë, por këtë ia kërkova unë.

- Shorti nuk ju ka favorizuar në dy ndeshjet e para me Juventusin dhe Lacion…?

- Në fakt, në këto dy ndeshje kemi luajtur shumë mirë, meritonim të merrnim pikë, por fatkeqësisht kishim përballë dy skuadra shumë të forta. Fakti që po luajmë shumë mirë dhe po marrim fitore në ndeshjet në vazhdim, tregon që jemi në rrugën e duhur.

- Me këtë ecuri rezultatesh, mund të ndryshojnë objektivat e Kievos në kampionat?

- Është herët për të folur për objektiva të tjerë, përveç mbijetesës. Në fillim duhet të mendojmë vetëm për të qëndruar në Serinë A, më pas, në bazë të rezultateve, të shikojmë çfarë mund të arrijmë.

- Mendoni se do të arrini të shënoni më shumë se 10 gola me Kievon dhe kombëtaren këtë sezon?

- Unë nuk mendoj se sa gola do të shënoj, por në arritjen e objektivave. Te Kievo jemi i njëjti grup i sezonit të kaluar, njihemi shumë mirë me njëri-tjetrin, çka duket qartë edhe në lojërat e mira që po zhvillojmë. Arritjet në aspektin personal kalojnë në plan të dytë para interesave të klubit.

- Dalim te ndeshja e fundit në grup me Suedinë. Besoni se Shqipëria mund ta arrijë qoftë një pikë?

- Unë do të thosha, pse jo, edhe fitoren. Sepse ndeshjet e fundit kemi luajtur shumë mirë dhe kemi arritur rezultate po kaq të mira. Besoj edhe tifozët janë kënaqur kur jemi përballur me Portugalinë, Qipron dhe në fund me Danimarkën. Ne i kemi marrë pikë skuadrave më të forta në grup, kështu që s’kemi pse të tregohemi inferiorë në ndeshjen e fundit me Suedinë, ku kombëtarja shqiptare s’ka çfarë të humbasë.

Wednesday, September 16, 2009

Sokol Maliqi & Clirim Kryeziu - 2 GOLA - ( CYP-1 13.09.09: APEP Pitsilia 2 - 1 Salamina )

Goli i Sokol Maliqit



Goli i Clirim Kryeziut




Çlirimi, si vetima
Çlirim Kryeziu ka realizuar njërin prej golave më të shpejtë në histori të futbollit qipriot. Vetëm 10 sekonda pasi u inkuadrua në lojë, me prekjen e topit të parë, mesfushori kosovar realizoi gol fantastik, për t’ia siguruar fitoren skuadrës APEP. 20 vjeçari synon ta zërë një vend në përbërjen e parë dhe të vazhdojë të shënojë gola.

Nga Moral Pozhegu

Çlirim Kryeziu ka hyrë në histori të futbollit qipriot. Në mos më të shpejtin, futbollisti kosovar e ka realizuar njërin prej golave më të shpejtë në futbollin qipriot.

Sepse ai shënoi gol vetëm 10 sekonda pasi është inkuadruar në lojë, duke ia siguruar fitoren me rezultat 2:1 ekipit të tij APEP në përballjen e fundjavës që shkoi kundër Nea Salamis në kampionatin qipriot.

20 vjeçari ishte inkuadruar në lojë në minutën e 85-të të ndeshjes, ndërsa shënoi gol fantastik nga distanca.

“Unë hyra në lojë 10 sekonda më parë dhe topin e parë që e preka, hyri në gol. Në atë moment që më erdhi topi, e dija se do të shënoja, ngase shpesh ushtroj duke shutuar nga ajo pozitë”, deklaroi Kryeziu i cili ka pasaportë zvicerane.

Përpos Kryeziut, në fitoren e APEP kontribuoi edhe futbollisti tjetër shqiptar Sokol Maliqi (43’), i cili e realizoi golin e parë dhe të barazimit momental të këtij ekipi, para se udhëtuesit të udhëhiqnin me anë të Lima nga penalltia.

Goli i shënuar të dielën pa dyshim se e ka rritur reputacionin e Çlirim Kryeziut në Qipro. Ai e ka arritur menjëherë famën, ndërsa ka arritur të zërë vend në ballina të gazetave qipriote.

Futbollisti nga Rogana e Kamenicës i ka treguar synimet e tij për këtë sezon. Ai beson se në ndeshjet e ardhshme do të ketë hapësirë dhe minutazh më të madh në fushë.

“Synimet e mia janë të luaj në përbërjen e parë, shpresoj se do ta arrij këtë. Por, më me rëndësi është që të luaj mirë dhe të luftoj për ekipin, nuk është rëndësi nëse luaj 90 minuta apo 5 minuta”, theksoi ai.

Kryeziu, i cili u transferua gjatë kësaj vere në Qipro, thotë se ndihet mjaft i kënaqur në klubin e ri. Ai dëshiron që besimin e dhënë nga drejtuesit e klubit t’ia kthejë për të mirë ekipit APEP.

“Ky klub ka bërë shumë për mua dhe dua që t’ia kthej me paraqitje të mira dhe me gola të shënuara. Ata shpresojnë shumë tek unë”, vazhdoi futbollisti i ri kosovar, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me APEP.

Ai synon që me klubin këtë sezon të ketë paraqitje të mirë dhe të arrijë suksese. Kryeziu thotë se nuk mendon shumë për të ardhmen e largët, pasi mendon vetëm sot për sot, për ta ndihmuar klubin e tij me radhitjen e fitoreve.

Monday, September 14, 2009

Hamdi Salihi - GOL - ( AUT-1 13.09.2009: SK Rapid Wien 2 - 2 RB Salzburg )




Hamdi Salihi debuton me gol te Rapidi i Vjenës


“Ka shkelur vërtet gazin”, sikurse thoshte në një prononcim për shtypin austriak para ndeshjes me Salzburgun. Ka debutuar me gol tek ekipi i njohur austriak, Rapidi i Vjenës, duke i dhënë barazimin ekipit të tij të ri, teksa ka barazuar 2-2 në minutën e 83-të të ndeshjes. Vendasit e Salzburgut kishin siguruar epërsinë 2-0, por miqtë nga kryeqyteti austriak kanë arritur të barazojnë, falë edhe goleadorit shqiptar, Hamdi Salihi. Nuk ka ku të shkojë më mirë për një futbollist, i cili arrin të bëjë “hapin e madh” në karrierë, duke kaluar nga Riedi, ku luante prej dy vitesh, tek Rapidi i Vjenës, skuadra kryesore në Bundesligën austriake. Vec kësaj, ai ka arritur të luajë si titullar që në ndeshjen e parë me fanellën e ekipit të ri, madje edhe duke shënuar golin e barazimit për Rapidin, që përkthehet në një pikë të vlefshme në transfertë. Kësisoji, sulmuesi shkodran, pasi ka dhënë kontributin e tij të madh me kombëtaren, në barazimin 1-1 ndaj Danimarkës, si pjesëmarrës aktiv në golin e Bogdanit, shndërrohet në pikë referimi edhe tek Rapidi i Vjenës, ku ka kryer edhe debutimin më të suksesshëm të mundshëm. Kujtojmë se Salihi ka vetëm një javë që i është bashkuar Rapidit të Vjenës.

Monday, September 7, 2009

Migjen Basha ( ITA-2 06-09-2009: Lecce 1 – 3 Frosinone )

Paraqitja mjaft e mire e Migjen Bashes me ekipin e tij Frosinone

Friday, September 4, 2009

Erton Fejzullahu - GOL - ( NED-1 07.08.2009: NEC Nijmegen 4 - 1 SC Heerenveen )




Fejzullahu shënoi golin e parë në kampionatin holandez


Erton Fejzullahu shënoi golin e parë për skuadrën NEC Nijmegen, duke mundur me rezultat bindës 4:1 Heerenveenin, në javën e dytë të Kampionatit të Holandës në futboll. Fejzullahu shënoi golin e tij në minutën e 56-të dhe ishte ndër më meritorit për fitoren bindëse të skuadrës së tij ndaj një Heerenveenin të papërshtatshëm. Erton Fejzullahu luajti 81 minuta, kur është zëvendësuar nga Goossens. Kjo ishte paraqitje e shkëlqyeshme e skuadrës NEC Nijmegen para adhuruesve të vet, të cilët javë më parë ishin mposhtur 0:2 nga Feyenordi. Fitore me shifra të larta 4:1 ia siguroi tri pikët e para kampionale, duke e ngjitur përkohësisht në vendin e pestë të tabelës së klasifikimit falë përmirësimit të gol-dallimit në 4:3. Në javën e tretë Fejzullahu me skuadrën e NEC Nijmegen do të jenë mysafirë të skuadrës solide, Roda. Fejzullahu dy ndeshje në fanellën e skuadrës holandeze, shënoi një gol, për çka premton se do të ketë një efikasitet të lartë të golave në kampionatin holandez.

Gjithe paraqitja e tij gjate ndeshjes:

Thursday, September 3, 2009

Adrian Nikci - GOL - ( CHL 05.08.2009: NK Maribor 0 - 3 FC Zürich )




Nikçi gol në Champions League

Zürich si me lojë dhe rezultat 3:0 demoloi Mariborin në Maribor, në kuadër të rrethit të tretë të kualifikimeve për Champions League.

Skuadra e futbollit Zürich bëri një hap të madh drejt Champions Leagues, me fitoren e arritur në ndeshjen e kthimit si mysafirë i Mariborit në Slloveni. Një Zürich që shkatërroi me lojë dhe rezultat 3:0 Mariborin, në kuadër të rrethit të tretë të kualifikimeve për Champions League. Një lojë e mrekullueshme në veçanti e futbollistit shqiptar, Adrian Nikçi, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të në vend të Gjuriçit. Nikçi bëri më të mirën, hyri në histori me golin e tij të shënuar në minutën e 76-të, duke e shtuar epërsinë në 3:0 të skuadrës kampione të Zvicrës. Një Nikç që dëshmoi cilësitë e tija reale së bashku me bashkëlojtarë të tjerë. Futbollistët e Zürich kaluan në epërsi në minutën e 20 me golin e Gjuriçit, pastaj e dyfishoi epërsinë Margairaz në minutën e 45 të. Edhe në pjesën e dytë zviceranët u mbajtën mirë dhe futbollisti Nikçi pasi mori një top nga bashkëlojtari i tij, Vonlathen, mposhti portierin slloven, Ranilloviç. Zürich e bëri hapin e madh drejt Champions Laague. Zürich ndeshjen e parë në fushë të veten e humbi 2:3, por lojën që tregoi në Maribor mahniti të gjithë të pranishmit dhe tregoi forcën e vërtetë, duke dëshmuar se humbja në Zürich ka qenë krejtësisht e rastësishme, duke mos e pasur ditën e tyre.

Maribor-Zürich 0:3 (0:2)
Shikues: 12.500
Gjyqtarë: Duhamel (Franca).
Shënues: Gjuric (20’), Margairaz (45’), Nikçi (76’).

Maribor: Ranilovic, Popovic, Samardzic, Dzinic, Jurkic, Mertelj (Mezga-65’), Bacinovic (Bunderla-78’), Mihelic, Pavlovic, Volas (Jelic-46’) dhe Tavares.

Zürich: Leoni, Stahel (Philippe Koch -75’), Tihinen, Rochat, Lampi, Aegerter, Vonlanthen, Margairaz, Gajic, Gjuric (Nikçi-65’) dhe Hassli (Tico-82’).




Falenderoj O.P. per gjetjen e videos

Emir Bajrami - 2 GOLA - ( SWE-1 12.07.2009: Helsingborg IF 2 - 3 IF Elfsborg Boras)




Emir Bajrami shënues i dyfisht, por humbi Elfsborg


Futbollisti Emir Bajrami ishte protagonisti kryesor i ndeshjes dhe rezultatin e disfavorshëm të skuadrës së tij, 2:0 e ktheu në barazim. Bajrami e zvogëloi epërsinë 2:1 në minutën e 52-të, pastaj në atë 63-të barazojë rezultatin 2:2. Mirëpo, skuadra e tij Elfsborg nuk arriti ta ruajë rezultatin baras dhe pësoi humbje si mysafirë me rezultat 3:2 nga Helsingborg, në kuadër të javës së 14-të të elitës së futbollit suedeze. Skuadra ku luan Bajrami e mban pozitën e dytë në renditje me 27 pikë ose një më pak se i pari, Goteborg. Bajrami është edhe anëtarë i kombëtares së Suedisë U-21.

Emir Bajrami - GOL - ( EUL 30.07.2009: Sporting Braga 1 - 2 IF Elfsborg Boras)



Emir Bajrami, hero i ndeshjes në Europa Leagua

Bajrami në minutën e 73-të, me golin e tij ia siguroi fitoren Elfsborgut nga Suedia me rezultat 2:1 kundër Bragës në Portugali.

Nuk ka shaka me futbollistin Emir Bajramin. Ai dha një flakaresh të fortë skuadrës së njohur portugeze, Bragës në Bragë, duke i mundur me golin e tij. Bajrami në minutën e 73-të, me golin e tij ia siguroi fitoren Elfsborgut nga Suedia me rezultat 2:1 kundër Bragës, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Europa Leagua. Bajrami i ndezi motorët e tij në momentet e duhura dhe dëshmoi super-talentin e tij. Një futbollist që po e shkruan historinë e tij dhe që dalëngadalë po dridh edhe skuadrat të njohura evropiane. Shqiptari me prejardhje nga Kosova, Bajrami, më këtë gol të shënuar do të mbajnë gjatë mend jo vetëm futbollistët e Bragës, por edhe adhuruesit e skuadrës së Bragës, që iu shkaktoi plagë të rënda në çastet e fundit të ndeshjes. Danielsson kaloi në minutën e 16-të në epërsi skuadrën suedeze 0:1, ndërsa në pjesën e dytë e barazuan mikpritësit nga penalltia me golin e shënuar nga futbollisti Meyong në minuën e 50-të. Në minutën e 73-të, në skenë Bajrami, heroi i ndeshjes, shënoi golin vendimtar dhe të fitores për skuadrën Elfsborg, duke i krijuar një rezultat të favorshëm për ndeshjen e kthimit skuadrës së tij.

Emir Bajrami - GOL - ( SWE-1 19.07.2009: Djurgårdens IF 1 - 2 IF Elfsborg Boras)




Emir Bajrami sërish shënoi për Elfsborgun

Futbollisti shqiptar, Emir Bajrami është figura qendrore e skuadrës Elfsborg. Ai shënoi gol për skuadrën e tij në ballafaqimin e javës së 15-të përballë Djurgårdenit. Elfsborg arriti të fitoi si mysafirë me rezultat 1:2 dhe kësisoj ta ruaj hapin në luftë për titullin e kampionit suedez. Emir Bajrami në minutën e 18-të shënoi gol për skuadrën Elfsborg, një gol tejet i vlefshëm që iu dha zemër skuadrës së tij që deri në fund ta fitojnë ndeshjen me rezultat 2:1. Bajrami në kampionatin suedez po bëhet një nga figurat më të fuqishme dhe që po bën kërdinë në çdo javë. Bajrami siç dihet është edhe anëtar i kombëtares të Suedisë U-21.

Gilman Lika - GOL - ( TUR-2 30.08.2009: Caykur Rizespor 2 - 1 Boluspor )

Tuesday, September 1, 2009

Xherdan Shaqiri & Orhan Mustafi - 2 GOLA - ( EUL 27.08.2009: FC Basel 1893 - FK Baku 5:1 )




Shaqiri e Mustafi me Baselin i turpëruan azerbajxhanasit


Fitorja 5:1 dhe ajo e ndeshjes së parë 3:1, arrijnë në shifra të përgjithshme 8:2. Baseli është në mesin e 48 skuadrave dhe të premten do t'i mësojë cilët nga katër rivalët do t'i ketë në fazën e grupeve të Europa Leagua, që nisin më 17 shtator.

Futbollistët Xherdan Shaqiri e Orhan Mustafi së bashku me skuadrën e futbollit Baseli mrekulluan me rezultat 5:1 në përballje me skuadrën azerbajxhanase, Baku, në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të katërt të Europa Leagua në futboll. Një fitore e lartë 5:1, për të cilën kanë hise edhe dy shqiptarët: Shaqiri e Mustafi që shënuan nga një gol. Baseli dëshmoi se është skuadër shumë e fortë në Europa Leagua, kjo u dëshmua në ndeshjen e sotme. Zviceranët hynë në mesin e 48 skuadrave më të mira të Europa Leagua. Një Basel që shkëlqeu dhe aq më tepër që dy shqiptarët mrekulluan në fushë. Në stadiumin e Baselit të tubuar 7100 adhurues e festuan së bashku me futbollistë kualifikimim në fazën e grupeve të Europa Leagua.

Xherdan Shaqiri figura më e shlëlqyer në fushë, ka kontribuar shumë në këtë fitore bindëse të skuadrës së tij. Qysh në minutën e 32-të, Baseli gëzoi adhuruesit me golin e shënuar nga futbollisti Almerares, duke kaluar në epërsi 1:0. Pa kaluar asnjë minutë, mysafirët organizohen dhe nëpërmjet futbollistit Felipe barazojnë rezultatin. Ky barazim ishte jetëshkurtër për skuadrën rivale, pasi që zviceranët e disponuar e ngritën epërsinë në 2:1. Një bashkëveprim i shkëlqyer ndërmjet Shaqirit dhe Da Silvas, ky e pason deri te Gelabert, i cili më kokë nuk fal dot dhe 2:1. Futbollisti i rinj, Shaqiri me shokët e tij Alex Frei, Da Silva, Almerares, Abraham, Gelabert, etj. ishin një stuhi e pandalshme për skuadrën rivale e cila kishte humbur kokën. Në minutën e 63-të të ndeshjes, Frei shtoi epërsinë në 3:1. Shaqiri i disponuar bëri mrekullinë dhe nga ngrohur zemrat e adhuruesve në stadium kur ngriti epërsinë 4:1 pikërisht në minutën e 74-të. Në këtë ballafaqim, në minutën e 71-të të ndeshjes, është aktivizuar shqiptari Orhan Mustafi, i cili pati një paraqitje të mrekullueshme. Goli i pestë i Baselit shënohet në minutën e 83-të. Ky gol shënohet nga zëvendësuesi Mustafi, i cili turpëroi azerbajxhanasit, duke i kthyer në shtëpi kokëulur dhe të koritur. Fitorja e sotme 5:1 dhe ajo e ndeshjes së parë 3:1, arrijnë në shifra të përgjithshme 8:2. Baseli është në mesin e 48 skuadrave dhe pak orë (e premte-nesër) e ndajnë nga hedhja e shortit në Monaco të Francës, qët'i mësojë cilët nga katër rivalët do t'i ketë në fazën e grupeve të Europa Leagua, që nisin më 17 shtator.

Baseli - Baku 5:1 (2:1)

Shikues: 7100.

Gjyqtarë: Kaasik (Estonia).

Shënues: Almerares (32'), Gelabert (36'), Frei (63'), Shaqiri (74'), Mustafi (83') për Baselin dhe Felipe (33') për Bakun.

Basel: Costanzo, Inkoom, Abraham (Huggel 46'), Cagdas (Ritter 64), Shaqiri, Aratore, Gelabert, Da Silva, Chipperfield, Frei (Mustafi 71) dhe Almerares.

Baku: Sissokho, Maharramoë, Amirbajoë, Batez (Adamia 46), Yunisoglu, Tomovski, Solic, Soltanoë (Fabio Ramim 46), Perez (Mujiri 72), Jaba dhe Felipe.

Emin Sulimani - GOL - ( EUL 27.08.2009: FK Austria Wien - Metalurg Donezk 3:2 )



Emin Sulimani shënoi golin e artë - kualifikon Austrinë e Vienes

Trajneri austriak bëri një veprim të mençur kur futi në lojë në minutën e 90 të ndeshjes Sulimanin, i cili edhe ia shpagoi tërë mundin skuadrës së tij.

Futbollisti shqiptar, Emin Sulimani, është trim mbi trima. Goli i tij në kohën shtesë të lojës pikërisht në minutën e 115-të gjatë do të mbahet mend dhe do të jetë i paharruar për adhuruesit e flaktë të Austria Vienna, e cila gjunjëzoi me rezultat 3:2 skuadrën ukrainase, Metalurg Donetskin, në rrethin e katërt të Europa Leagua në futboll. Sulimani me golin e tij nga gjuajtja e lirë të kryer në mënyrë maestro ka lënë fjetur portierin e skuadrës ukrainase dhe ka dërguar skuadrën e tij në fazën e grupeve të Europa Leagua. Kjo mbrëmje për futbollistin shqiptar, i gjatë 1.68 cm, 23 vjeç, që luan në pozitën e mesfushorit, do të jetë ndër mbrëmjet më të mira dhe të paharruara në karierën e tij, për faktin se shënoi gol në momentin dramatik. Shkurt dhe shqip: fitorja e Austria Vienna e mban firmën: Emin Sulimani. Trajneri austriak bëri një veprim të mençur kur futi në lojë në minutën e 90 të ndeshjes Sulimanin, i cili edhe ia shpagoi tërë mundin skuadrës së tij. Ai në vazhdimet dy herë nga 15 minuta bëri më të mirën dhe që kënaqi 10.450 adhurues me golin e artë të tij. Duhet shtuar se ndeshja e parë në Donetskin pati përfunduar baras 2:2, sikurse edhe në Vjenë, prandaj koha shtesë u desh ta përcaktoi fituesin që e dërgoi më tutje në garat evropiane.

AustriaVienna-Metalurg Donetskin 3:2 (1:1)

Shikues:10.450.

Gjyqtarë: Kristinn Jakobsson (Islanda).

Shwnues: Okotie (36'), Açimoviç (70'), Sulimani (115') pwr Austrinw dhe Tanasa (21'), Mchitarjan (54') pwr M. Donetskin.

Austria: Sefer, Standfest, Bak, Dragoviçit, Ortlechner (Suttner 46), Baumgartlinger, Vorisek, Açimoviç, (E. Sulimani 90) dhe Okotie (Topic 64)

Donetsk: Disljenkovic, Sergio, Korotezkij (Arakeljan 72), Wolowijk (Kinw 88), Laziq, Makridis, Dimitrov, Mchitarjan, Kingsley (Fabio 109) dhe Tanasa.

Emin Sulimani - GOL - ( EUL 06.08.2009: FK Austria Wien - FK Vojvodina Novi Sad 4:2 )

Gilman Lika - 2 GOLA - ( TUR-2 23.08.2009: Boluspor - Mersin Idman Yurdu 2-1 )



Gilman Lika bën heroin, dy gola në debutim

Dy gola në debutimin e tij me Bolusporin dhe Gilman Lika tashmë është në "qiellin e shtatë". Nuk ka ku të shkojë më mirë për mesfushorin e Kombëtares, i cili i dha fitoren ekipit turk, në ndeshjen kundër Mersinsporit, e vlefshme për javën e parë të kampionatit të Kategorisë së Dytë. Në stadiumin "Bolu Ataturk", 22-vjeçari ka ngritur peshë mijëra tifozë të Bolusporit, duke arritur të shënojë fillimisht në minutën e 25-të dhe më pas, në pjesën e dytë, me anë të 11-metërshit dyfishoi rezultatin, që u mbyll 2-1. "Ishte një goditje e lirë nga rreth 25-metra dhe gjuajta me të majtën, tokazi. Topi shkoi direkt në rrjetë, në cep të shtyllës", - tregon fillimisht shkodrani, në një bisedë ekskluzive për "Panorama Sport". I mahnitur nga ky debutim, mesfushori nuk di si ta përshkruajë atë që ka përjetuar gjatë ndeshjes. "As që nuk e kisha menduar se mund të shkonte kështu. Ishte një mrekulli dhe sinqerisht m'u duk si në ëndërr. Natyrisht, ishte ndeshja ime e parë dhe duhet të bëja të pamundurën për një paraqitje sa më të mirë. Së pari, rëndësi do të kishte fitorja, por edhe dy gola në këtë debutim, më kanë lumturuar. Fillimi është gjithnjë shumë i rëndësishëm dhe tani të them të drejtën, ndihem shumë mirë këtu te Boluspor. Nuk ka rëndësi fare kategoria, sepse ekipi ka synime për t'u ngjitur në Superligë dhe besoj që do t'ia arrijmë", - ka thënë mesfushori. Pas ndeshjes, Lika është gjendur i rrethuar nga shumë njerëz. Për këtë, lojtari tregon: "Së pari, tifozët më kanë respektuar shumë dhe jam emocionuar së tepërmi. Duke qenë se e nisëm mbarë kampionatin, edhe presidenti na erdhi në dhomat e zhveshjes, duke na përqafuar të gjithëve. Ambienti ishte fantastik dhe tifozët këtu, sikur më nxjerrin mallin e Shkodrës. Nuk e zmadhoj këtë që po them, por është vërtetë kështu. E kanë futbollin se jetojnë të gjithë me të. Nuk di si ta përshkruaj atmosferën që bëhet këtu."